LAJMI I FUNDIT:

George Clooney merr çmim, Amal me dedikim emocionues: Buzëqeshja jote më bën të shkrihem

George Clooney merr çmim, Amal me dedikim emocionues: Buzëqeshja jote më bën të shkrihem
George dhe Amal Clooney (Foto: Getty Images)

Aktori George Clooney është një prej personazheve më të dashur në të gjithë botën.

Së fundmi, ai është nderuar me një nga çmimet më të rëndësishme në karrierën e tij.


George dhe Amal Clooney (Foto: Getty Images)

Clooney u vlerësua dje nga ‘Instituti Amerikan i Filmit’, për kontributin e tij artistik.

Këtë çmim, ai e ka pranuar në prani të personit të zemër, Amal Clooney.

(Foto: Getty Images)

Ndërkohë, kjo e fundit është ndjerë krenare me të arritur e bashkëshortit, dhe ka vendosur t’i bëjë atij një dedikim emocionues në rrjetet sociale.

“Ai është personi që ka admirimin tim të plotë dhe gjithashtu buzëqeshja e të cilit më bën të shkrihem e gjitha. Dashuria ime, çfarë kam gjetur me ty është dashuria e madhe për të cilën unë gjithmonë kam shpresuar se ekziston”, ka thënë ndër të tjerash Amal.

Me stil dhe klas: Dukja e yjeve në dasmën mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle
Lexo po ashtu Me stil dhe klas: Dukja e yjeve në dasmën mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle

Dashuria për çiftin filloi në vitin 2014, teksa e bënë të hapur lidhjen e tyre për gjithë opinionin. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)