LAJMI I FUNDIT:

Gennaro Gattuso zyrtarizohet si trajner i ri i Valencias

Gennaro Gattuso zyrtarizohet si trajner i ri i Valencias

Gennaro Gattuso edhe zyrtarisht është trajner i ri i skuadrës spanjolle Valencia.

Pas një viti pushim që nga largimi nga Napolii, Gattuso është zyrtarizuar tek skuadra e re.


Trajneri italian ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me skuadrën e madhe spanjolle Valencia, kontratë e cila do ta mbajë në Mestalla deri në qershor të vitit 2024.

44-vjeçari do të synojë ta rikthejë Valencian në një skuadër konkurruese në elitën e futbollit spanjoll.

“Valencia CF ka arritur një marrëveshje me Gennaro Gattuso, i cili do të jetë trajneri i ekipit të parë për dy sezonet e ardhshme”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.

Gattuso së fundmi ishte te Napoli, derisa në vitin 2020 kishte arritur ta fitoj Kupën e Italisë me klubin italian.

Ish-mesfushori i famshëm italian  më parë ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Sion, Palermo, OFI Kreta, Pisa, Milan dhe së fundmi Napoli. /Telegrafi/