LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja po raportonte live gjatë ndeshjes së futbollit amerikan, dy lojtarë pa dashje e përplasin për tokë (Video)

Gazetarja po raportonte live gjatë ndeshjes së futbollit amerikan, dy lojtarë pa dashje e përplasin për tokë (Video)

Gazetarja Laura Rutlegde që mbulon sportin në ESPN SEC Network, po raportonte live gjatë një ndeshje futbolli amerikan (ndryshe i njohur si ragbi) mes Bulldog dhe Uga X, kur dy lojtarë derisa po luftonin për top humbin baraspeshimin dhe e përplasin për tokë bionden.

Për fat të mirë ajo nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz dhe nuk ka hezituar që këtë moment që e ka filmuar kameramani që po e transmetonte live ndeshjen, ta postonte në profilin e saj në Twitter, transmeton Telegrafi.


Ajo madje e ka marrë me sportivitet këtë incident, duke thënë se kështu e ka kur raporton gazetari nga një ngjarje e madhe sportive. Në momentin kur ajo u përplas pa dashje në tokë nga dy futbollistë, atë e ndihmuan të ngritet në këmbë pjesëtarët e sigurimit.

30-vjeçarja njihet për komentimet e saj të veçanta gjatë ndeshjeve të futbollit amerikan, dhe shpesh i ndodhin të papriturat derisa raporton për ngjarje të ndryshme sportive. Atë së fundmi e kishte tërhequr zvarrë një qen, derisa po raportonte për një garë të qenve të organizuar. /Telegrafi/