Gazetari i 'Sunday Mirror' komenton fatin e ndeshjes Drita – Lindfield: Klubi britanik mund të fitojë me rezultat zyrtar


UEFA ka njoftuar se është anuluar ndeshja e sotme mes kampionit tonë Dritës dhe kampionit të Irlandës së Veriut, Lindfieldin.
Ndeshja parashihej të zhvillohej në Nyon të Zvicrës, në "Colovray Stadium" nga ora 18:00 në pasditën e sotme dhe ishte e vlefshme për finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve.
Klubi gjilanas me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" ka bërë me dije se vendimi është marrë nga autoritetet zvicerane në koordinim me UEFA-n.

Nga ana tjetër, gazetari britanik i "Sunday Mirror", Brian McNally ka thënë se gjasat janë të mëdha që Lindfield të kalojë tutje me rezultat zyrtar.
“Siç duket, Linfield do të shkojnë në rrethin e parë kualifikues pasi ndeshja e kësaj mbrëmje kundër FC Drita u shty shkaku që kosovarët kishin më tepër probleme me COVID-19. Nëse ndeshja nuk luhet këtë javë, FC Drita humb përballjen dhe Linfield fiton 3:0”, shkruan McNally.
UEFA pritet të merr një vendim për fatin e ndeshjes në orët në vazhdim. /Telegrafi/




































