LAJMI I FUNDIT:

Gazetari rus arrestohet gjatë raportimit nga protesta (Video)

Gazetari rus arrestohet gjatë raportimit nga protesta (Video)

Gazetari rus, Dmitry Nizovtsev është arrestuar gjatë raportimit direkt nga terreni. Protestuesit në Moskë kanë mbushur sheshet për të refuzuar reformën e pensioneve që po bën qeveria.

Edhe disa banorë të Shën Petersburgut janë në kundërshtim me këtë reformë. Por, një moment që mori vëmendje të madhe ishte arrestimi i gazetarit.


Ai po raportonte të rejat e fundit kur dy zyrtarë të policisë e kapën nga krahët dhe e drejtuan tek makina. Nuk dihet ende arsyeja përse Dmitry është arrestuar dhe nëse do qëndrojë gjatë në ambientet e policisë. /oranews/