LAJMI I FUNDIT:

Gazetari në Greqi: 30-vjeçari shqiptar kërkoi falje që tentoi të përdhunonte greken

Gazetari në Greqi: 30-vjeçari shqiptar kërkoi falje që tentoi të përdhunonte greken

Gazetari shqiptar në Greqi, Etmond Guri, është shprehur se 30-vjeçari shqiptar që tentoi të përdhunonte pronaren e një lokali në vendin fqinj, ka kërkuar falje dhe ka shprehur pendesë për ngjarjen, përmes avokatit të tij.

Komentet Guri i bëri në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se shqiptari kishte thënë se kishte qenë i dehur në momentin që ndodhi ngjarja.

Ai tha gjithashtu se ishte Policia që ndali tentativën për përdhunim dhe shtoi se shqiptari mund të përballet me një dënim më të lehtë nëse konstatohet se ka qenë vërtetë i dehur.


Tentoi të përdhunonte pronaren e lokalit në Greqi, shqiptari i penduar: Nuk mbaj mend asgjë
Lexo po ashtu Tentoi të përdhunonte pronaren e lokalit në Greqi, shqiptari i penduar: Nuk mbaj mend asgjë

“Ajo ka mundur të njoftojë policinë. I riu pretendonte se ishte nën efektin e alkoolit, por kjo pritet nga ekspertiza. Ka një shtim të madh të forcave policore nëpër ishuj gjatë sezonit veror. Edhe në rastin konkret ka qenë e mundur ndërhyrja e menjëhershme e Policisë për ndalimin e tentativës për përdhunim ndaj të resë që i ka njoftuar ata më herët.

Nga autoritetet greke ka një kujdes shumë të madh kohët e fundit që të mos theksohet nëse shtetasi që bën një vepër të tillë është kryer nga një grek apo shqiptar. Ka dy aspekte, është ai social që i shqetëson të gjithë, që nëse një njeri me mendjekthjelltësi të plotë shkon të përdhunojë dikë, është vërtet problem serioz. Është shqetësuese, sepse mendoni me mijëra turistë që do të vizitojnë ishujt, të bëhet tentativë kaq e thjeshtë për përdhunim.

Nga ana tjetër, nëse ai ka qenë nën efektin e alkoolit dhe kjo do të faktohet, atëherë janë autoritetet e drejtësisë që do të vendosin për të riun. Ai me anë të avokatit në Polici ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje për rastin në fjalë. Ishte vetë viktima që e ka denoncuar rastin, edhe për të sensibilizuar opinionin publik”, tha Guri.