LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri: VV është satelit i PDK-së (Video)

Gaxherri: VV është satelit i PDK-së (Video)

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të lumtur që Qeveria ka miratuar buxhet prej dy miliardë eurove. Sipas saj, meritorë për këtë janë kryeministri Isa Mustafa e ministri i Financave Avdullah Hoti, që për të janë personalitete te kalibrit evropian.

Në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, ajo ka kërkuar nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, të jetë më serioz kur përmend zgjedhjet, ndërsa për nismën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që të hetohen vrasjet e pasluftës, thotë: “Kjo duhet të ndodh, por në këtë rast presidenti po ndërhyn në drejtësi”.


Gaxherri shton se LDK nuk i bashkohet nismës së Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për hetim ndaj ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), pasi për të VV është satelit i PDK-së!

“Nuk i largojmë akuzat. SHIK-u na ka vra”, thotë ajo. /Telegrafi/