LAJMI I FUNDIT:

Gattuso pritet të shkarkohet pas ndeshjes me SPAL-in

Gattuso pritet të shkarkohet pas ndeshjes me SPAL-in
Gennaro Gattuso (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Trajneri italian, Gennaro Gattuso i ka ditët e numëruara në punën e tij si shef i shtabit teknik te Milani, pasi së shpejti pritet të shkarkohet nga bordi i klubit.

E ardhmja e Gattusos te Rossonerët vazhdon të mbetet në pikëpyetje shkaku i rezultateve jo të mira.


Që nga fillimi i sezonit, trajneri italian është përballur me thashetheme rreth një largimi të tij nga detyra e trajnerit të Milanit.

Wenger kthehet në agjendën e Milanit si zëvendësues i Gattusos
Lexo po ashtu Wenger kthehet në agjendën e Milanit si zëvendësues i Gattusos

Megjithatë, si duket tani pritjes i ka ardhur reni dhe Gattuso pritet të shkarkohet nga drejtuesit e klubit.

Gattuso pritet të shkarkohet në javën e fundit të vitit (Foto: Getty Images)

Sipas mediumit italian Calciomercato, Milani do  të shkarkojë menaxherin Gattuso pas ndeshjes të së shtunës mbrëma kundër SPAL-it.

Me klubin që po lufton për rezultate, bordi i Milanit vendosi që Gattuso të merrte gjashtë pikë nga dy ndeshjet e kësaj jave kundër Frosinone dhe SPAL.

Emri i Guidolin shfaqet si zëvendësues i Gattusos  
Lexo po ashtu Emri i Guidolin shfaqet si zëvendësues i Gattusos  

Por, Milani mori vetëm barazim 0-0 ndaj Frosinone të mërkurën, që do të thotë se Gattuso nuk do ta arrijë këtë qëllim dhe do të humbasë punën e tij para se të shkojnë në pushim dimëror dy javësh.

Me stolin e Rossonerëve, si pasues të Gattusos janë lidhur legjenda franceze Arsene Ëenger dhe trajneri i njohur italian Francesco Guidolin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori