LAJMI I FUNDIT:

Gatti: Messi duhet të bashkohet me Real Madridin për të dëshmuar se është më i miri në histori

Gatti: Messi duhet të bashkohet me Real Madridin për të dëshmuar se është më i miri në histori

Ish-portieri i Boca Juniors, Hugo Gatti beson se bashkatdhetari i tij Lionel Messi duhet të transferohet nga Barcelona te rivalët e Real Madridit, në mënyrë që të dëshmojë se ai është lojtari më i mirë në histori.

Gatti sugjeron që Messi, karriera e të cilit ka kaluar e gjitha te Barcelona – nuk do të jetë në gjendje të garojë me Cristiano Ronaldon, Diego Maradonan dhe Pelen pa e provuar veten në një klub tjetër.


Ish-portieri gjithashtu referohet në mungesën e suksesit të Messit në skenën ndërkombëtare si një faktor kundër tij, me sulmuesin që nuk ka fituar asgjë me Argjentinën.

Messi tejkalon Ronaldon për gola në nivel klubesh, statistika të frikshme nga argjentinasi
Lexo po ashtu Messi tejkalon Ronaldon për gola në nivel klubesh, statistika të frikshme nga argjentinasi

“Duket sikur unë jam anti-argjentinas, por derisa Messi të mos tregohet në lojërat e mëdha, ai do të vazhdojë të jetë lojtar i lojërave në shtëpi”, ka thënë fillimisht Gatti për emisionin televiziv El Chiringuito de Jugones.

Lionel Messi (Foto: Goal.com/Getty Images)

“Ai duhet të ketë k*** për të shkuar te Real Madridi dhe të dëshmojë gjithçka ashtu siç bëri Ronaldo. Përndryshe ai do të jetë vetëm një lojtar më shumë”.

“Cristiano shkoi në klubin më të mirë në botë. Messi luan në shtëpi, në fushën e tij me gjithçka që vjen me atë përsa i përket rehative në shtëpi.

Messi zgjedh sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Lexo po ashtu Messi zgjedh sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

“Lëreni atë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, përndryshe ai gjithmonë do të jetë një lojtar më shumë. Kur të performojë mirë atje, ai do të luftojë me Johan Cruyff, Maradona dhe Pele”.

“Messi performon kur ata e lënë të performojë. Është shumë e lehtë të performosh me gjithçka në favorin tënd në shtëpi”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori