LAJMI I FUNDIT:

Gashi asiston në fitore (Video)

Gashi asiston në fitore (Video)

Shkëlzen Gashi ka rikthyer formën më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë titullar si gjithnjë për ekipin e tij Colorado Rapids.


Colorado arriti fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Sporting Kansas duke u ngjitur ngadalë në tabelë.

Në fakt Gashi ishte ndër më meritorët në këtë fitore pasi asistoi tek goli i vetëm në ndeshje i shënuar në minutën e 11-të nga Kortne Ford.

Me këtë fitore, skuadra e sulmuesit shqiptar ngjitet në kuotën e 10 pikëve të grumbulluara në 12 ndeshje duke mbetur në vendin e fundit të Konferencës së Perëndimit. /Telegrafi/