LAJMI I FUNDIT:

Ganja tregon se pësoi aksident tri ditë para se të hynte në Big Brother VIP Kosova

Ganja tregon se pësoi aksident tri ditë para se të hynte në Big Brother VIP Kosova
Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ganimete Abazi, i është bashkuar së fundmi shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ajo mbrëmë (e hënë) ka shijuar një darkë me banorët e tjerë në oborrin e shtëpisë, gjersa edhe kanë biseduar.


Artistja tregoi një moment që i ndodhi pak ditë para se të futej në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Mirupafshim” ka zbuluar se tri ditë më parë pësoi një aksident në Prishtinë.

Mbresa dhe Ganimete Abazi, banoret e reja në Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Mbresa dhe Ganimete Abazi, banoret e reja në Big Brother VIP Kosova

“Është hera e parë në jetën time që kam pasur një emocion që nuk di as ta përshkruaj, sa isha pozitive sa negative nuk e dija as çfarë jam duke bërë mandej thosha nuk e kam kuptuar nuk jam mësuar të jem e mbyllur jam mësuar me punë aktive me qenë, thoja çfarë bëj. Një Gane e brendshme ka folur me një Gane të jashtme”, tha fillimisht Ganja për gjendjen në të cilën ndodhej.

Foto: Screenshot/Instagram

“Sido që të jetë, ajo që i ka marrë të gjitha këqijat e kësaj e periudha para tri dite pësova një aksident. Më ra dikush nga mbrapa. Tash i kisha tre katër ditë për t’i përgatitur gjërat pasi u ktheva nga ndejat. Thash ishalla gjithë lodhjen të këqijat i ka marrë kjo”, u shpreh më tej ajo.

Krahas Ganes, në BBVK është futur edhe këngëtarja e re e estradës, Mbresa. /Telegrafi/