LAJMI I FUNDIT:

Galliani i qetë pas takimit me Montellan

Galliani i qetë pas takimit me Montellan

Adriano Galliani i Milanit ka konfirmuar se ai kishte një takim të mirë me Vincenzo Montella, por nuk ka përgjigje në shumë pyetje të gazetarëve.

Administratori i deleguar dhe trajneri i ri i Milanit u takuan sot për të planifikuar së bashku strategjinë e transferimeve të verës.


Ka shumë pasiguri që rrethojnë të ardhmen e klubit, pasi shitja te konglomerati kinez ende nuk është e plotë, por Montella ishte të paktën në gjendje të japë disa indikacione të gjera.

galliani

Duke dalë nga takimi, Galliani u kap nga gazetarët, por ai nuk ishte i gatshëm të përgjigjej për çdo pyetje.

Kur e pyetën nëse ai kishte qenë një takim i mirë, ai i tha MilanNews-it: “Po, absolutisht ishte”, duke injoruar të gjitha pyetjet e tjera dhe duke u larguar. /Telegrafi/