LAJMI I FUNDIT:

Gabriel Jesus mund të largohet në janar nga Manchester City

Gabriel Jesus mund të largohet në janar nga Manchester City

Gabriel Jesus pritet të jetë njëri nga lojtarët e parë që do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi brazilian nuk është një titullar i rregullt nën urdhrat e Pep Guardiolës.


Tekniku spanjoll preferon të luaj me ‘9 fals’ ku para brazilianit janë lojtarë si Riyad Mahrez, Ferran Torres, Raheem Sterling, Phil Foden apo Jack Grealish.

24-vjeçari dëshiron që të luaj rregullisht gjë që te City nuk e ka të garantuar një gjë të tillë.

Mediat angleze kanë raportuar se Gabriel Jesus po shqyrton mundësinë e largimit nga skuadra qysh në afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi brazilian pëlqehet nga dy skuadrat e mëdha evropiane si Juventus dhe Barcelona.

Në 10 ndeshje të zhvilluara këtë edicion, Jesus ka shënuar tre gola e ka bërë pesë asistime për Manchester Cityn.

Kampioni në fuqi i Anglisë mund ta lë të lirë yllin brazilian të largohet vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 60 milionë euro. /Telegrafi/