Gabimet e prindërve të cilat dobësojnë sistemin e imunitetit te fëmijët
Ekzistojnë mjaft dëshmi që fëmijët të cilët shpesh janë sëmurë në fëmijëri, posaçërisht në se kanë pasur temperatura të larta gjatë atyre episodeve, më vonë më rrallë sëmuren nga sëmundjet serioze, duke përfshirë edhe ato malinje
Sistemi i imunitetit të fëmijëve është në zhvillim, ndërsa shkalla e lartë e funksionalitetit arrihet vetëm rreth pesë vjetësh.
Posaçërisht është i pazhvilluar funksioni i rruazave të bardha të gjakut (neutrofilet), si edhe krijimi i antitrupave kundër shkaktarëve të shumtë të sëmundjeve, transmeton Telegrafi.
Me shkuarjen në kolektiv, arrihet deri te kontakti me fëmijët e tjerë, këmbimi i shkaktarëve të ndryshëm dhe sëmundja e shtuar. Mirëpo, kjo i ka edhe anët e veta pozitive.
Për funksionimin e sistemit të imunitetit është e domosdoshme që ai vazhdimisht të jetë aktiv, të ushtrojë siç ushtrojnë sportistët.
Mungesa e stimuluesve (pastërtia e tepruar), çon deri në zvogëlim të funksionimit të sistemit të imunitetit.
Njerëzit nuk janë paraparë në mënyrë evolucionare që të jenë të pastër, të parët tanë nuk janë larë çdo ditë. Njerëzit shpesh kanë pasur parazitë. Pastërtia e tepruar çon deri në shfaqjen e sëmundjeve të shumta, për shembull, dushi i shpeshtë mund të shkaktojë ekzemën.
Mjafton të shikohet harta e botës, dhe të shihni që atje ku ka parazitë dhe ku njerëzit janë të ndyrë, nuk ka sëmundje moderne të Perëndimit (alergjitë, sëmundjet autoimune, diabeti etj.).
Kjo nuk do të thotë që nuk duhet larë duart para ngrënies, por që higjiena patjetër duhet të reduktohet në masën e kuptueshme.
Nxjerrja e fëmijëve jashtë në mot të ftohtë deri në një orë në temperaturat deri minus 10 gradë Celsius, stimulon sistemin e imunitetit. Ngjashëm është edhe efekti i temperaturave të larta.
Hulumtimet kanë treguar që qëndrimi në saunë deri në një orë në ditë, stimulon sistemin e imunitetit, ndërkaq më shumë se një orë mund të ketë pasoja negative në organizëm.
Fëmijët duhet nxjerrë në mot të ftohtë, duhet që të luajnë jashtë. Te aktivitetet fizike nga muskujt lirohet cikotina, interleukina 6, që stimulojnë shkëlqyeshëm sistemin e imunitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia