Napoli rrezikon të humbasë dy prej investimeve më të mëdha të viteve të fundit. Pas sinjalit që dha agjenti i Higuain për mos-rinovimin e kontratës, edhe Manolo Gabbiadini kërcënon me largim.

Zërin e ngre agjenti i sulmuesit italian, sipas të cilit, lojtari nuk do të ndihet komod nëse do të konsiderohet sërish zgjedhje e dytë në sulm, ashtu siç ka ndodhur gjatë miqësoreve të verës.


“Nëse nuk është në qendër të projektit atëherë është më mirë që të na i bëjnë me dije sepse afati kalimtar mbetet i hapur dhe ne nuk bëhemi barrë për askënd“, thekson agjenti i ish sulmuesit të Sampdorias.
Në vijim të intervistës dhënë për një radio lokale, agjenti Silvio Pagliari shton se një lojtar si Gabbiadini nuk e meriton bankinën sepse është i vetmi sulmues italian që meriton respekt pasi sezonin e shkuar ai shënoi 20 gola në kampionat.

Ishte trajneri Rafael Benitez ai që këmbënguli për blerjen e sulmuesit nga Sampdoria, por Gabbiadini gjeti shumë pak hapësira pasi startuese ishte treshja Callejon-Metrens-Higuain. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app