Problemet alergjike me fytin shfaqen si rezultat i rrjedhjes së sekrecionit nga hunda nëpër murin e fundit të gurmazit dhe irritimit dhe inflamacionit të mukozës
Reaksionet e zakonshme alergjike të shoqëruara me teshtitje, kollitje, frymëmarrje të vështirësuar me hundë, konjunktiviti, puçrra nëpër lëkurë, por mund të shkaktojnë edhe përpirje të vështirësuar, dhembje apo ndjenjë të trupit të huaj në fyt, transmeton Telegrafi.
Mukoza e tillë është më e dobët ndaj inflamacioneve të shkaktuara nga viruset, bakteret dhe kërpudhat, andaj infeksionet e gurmazit te pacientët e këtillë janë më të shpeshta.
Gjithashtu, te pacientët të cilët kanë alergji të rrugëve respiratore, kolla e prolonguar çon deri në dëmtim të mukozës së fytit dhe gurmazit, që gjithashtu çon në dhimbje në pjesën e fytit.
Për t’i zvogëluar vështirësitë, është i domosdoshëm shërimi i sëmundjes primare, përkatësisht i alergjisë, me ilaçe të përshkruara nga otorinolaringologu, pulmologu apo alergologu.
Në rast të alergjive të vrullshme ndaj ushqimit, ilaçeve apo pickimit të insekteve, mund të çojë deri te ënjtja e vrullshme e mukozës së gojës, resave në gavrën e gojës dhe në vetë gurmazin në rastin kur pacienti ndien edhe vështirësi me rastin e përpirjes, apo edhe me rastin e frymëmarrjes.
Në situata të tilla është e domosdoshme që pacienti të shkojë menjëherë në entin kujdestar shëndetësor për marrje të terapisë përkatëse venoze ose intramuskulore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq