LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e Atleticos mesfushorin shqiptar e thërrasin “goleador” (Video)

Futbollistët e Atleticos mesfushorin shqiptar e thërrasin “goleador” (Video)

Titullar me Atletico Madrid, gol përballë një emri legjendar si Liverpool dhe në fund trofeu.

Mbrëmje magjike për 19-vjeçarin Keidi Bare, që ishte protagonist absolut te “colchoneros”. Talenti shqiptar shfrytëzoi në maksimum rastin e dhënë dhe në “Allianz Arena” realizoi një ëndërr për të cilën kishte punuar prej vitesh.


“Jam shumë i lumtur që shënova përballë një ekipi shumë të madh si Liverpool. Ishin emocione shumë të mëdha, sepse ishte goli im i parë me Atleticon dhe këtë moment e ëndërroja prej kohësh. Mu dha rasti dhe e shfrytëzova në maksimum. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të paraqitem sa më mirë në ekipin e parë të Atletico Madrid.”

Keidi tregoi atmosferën e krijuar rreth tij pas triumfit në turneun prestigjioz, “Audi Cup” dhe urimet nga të gjithë yjet e Atleticos.

“Pas ndeshjes, për mua ishte një atmosferë shumë e mirë, shumë e bukur dhe shumë e veçantë. Më uruan shumë lojtarë, të cilët janë legjenda për klubin, si Fernando Torres dhe me radhë. Për golin më uruan trajnerët dhe lojtarët, të gjithë. U ndjeva pjesë e tyre. Më thërrisnin në spanjisht “goleador”, që do të thotë golshënues.”

Kur pyetet nëse paraqitja dhe goli ndaj Liverpool ishin mënyra për ti dhënë një mesazh trajnerit Diego Simeone se do të kërkojë hapësirat e tij, djaloshi nga Fieri shfaqet modest.

“Unë bëra vetëm detyrën që më takonte në fushë. Bëra atë që më kërkoi trajneri dhe shpresoj që ta kem bërë sa më mirë”, tha Bare. /Supersport/