LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët dhe stafi i klubeve të Ligës Premier do të duhet të vaksinohen para sezonit 2021-22

Futbollistët dhe stafi i klubeve të Ligës Premier do të duhet të vaksinohen para sezonit 2021-22

Lojtarët dhe stafi i klubeve të Ligës Premier do të duhet të vaksinohen kundër Covid-19 mes frikës se virusi mund të ndalë futbollit sezonin e ardhshëm.

Sipas Goal.com, pjesë e planit më të gjerë të Qeverisë së Britanisë së Madhe është për të kërkuar që të gjithë të pranishmit në ndeshjet e futbollit të tregojnë një ‘pasaportë Covidi’ nga 1 tetori, me lojtarët që duhet të kenë nga dy doza vaksinimi.

Me udhëzimet nga lartë që janë lëshuar në fillim të kësaj jave, Liga Premier po inkurajon klubet në mënyrë aktive që të fillojnë të vaksinojnë punonjësit e tyre menjëherë, për të shmangur përçarje të mëtejshme.

Superkompjuteri parashikon sezonin 2021/22 në Ligën Premier – mësohet kampioni, top katërshja dhe ekipet që bien nga kategoria
Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon sezonin 2021/22 në Ligën Premier – mësohet kampioni, top katërshja dhe ekipet që bien nga kategoria

Që nga qershori i vitit 2020, liga elitare angleze e kishte bërë të detyrueshme që lojtarët të testohen dy herë në javë për të siguruar që gara të jetë në gjendje të vazhdojë.

Megjithatë, kjo nuk është më e mjaftueshme, me vaksinat e lojtarëve dhe stafit që do të kërkohen së shpejti, përcjell Telegrafi.

Masat e vendosura më parë kishin funksionuar, me vetëm disa ndeshje që duhej të shtyheshin para se të luheshin më vonë.

Megjithatë, ka shqetësime të reja brenda lojës në lidhje me Covid-19 pasi më shumë se 46 mijë raste me coronavirus u regjistruan në Britani këtë javë.

Nga perspektiva e futbollit, Arsenali ka anuluar turneun e tyre para-sezonal në SHBA, ndërsa ka pasur raste të regjistruara në Chelsea dhe Manchester City javët e fundit.

Në të vërtetë, ka shqetësime të mëtejshme nëse futbollistët që kthehen nga pushimet e tyre do të duhet të vetë-izolohen pasi kanë luajtur në turne ndërkombëtarë këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori