LAJMI I FUNDIT:

Futbolli kosovar ‘minierë’ për futbollistë – në listat e Glihas dhe Sylvinhos janë 14 lojtarë që janë krijuar në Kosovë  

Futbolli kosovar ‘minierë’ për futbollistë – në listat e Glihas dhe Sylvinhos janë 14 lojtarë që janë krijuar në Kosovë  

Infrastruktura shumë e dobët, më e dobëta në Evropë, por nga ‘lloçi’ dhe fushat me bar sintetik, Kosova vazhdon të prodhojë futbollistë për nivele të lartë, jo vetëm për ekipin e vetë, por edhe për Shqipërinë.

Të enjten Primoz Gliha publikoi listën për ndeshjet e shtatorit, kundër Zvicrës dhe Rumanisë, ku binte në sy numri i madh i lojtarëve që kanë dal nga klubet tona dhe shumë prej tyre sot luajnë në nivele të larta.


Janë nëntë lojtarë që Gliha kanë fituar e karrierën e kanë nisur në Kosovë.

Duke filluar nga Visar Bekaj, portieri i Hatayspor, që karrierën e nisi te Ramiz Sadiku për ta vazhduar te Prishtina. Ka vite që Bekaj është pjesë e Kosovës dhe këtë vit ka bërë hapin e madh në karrierë.

Më i spikaturi padyshim është Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës, i cili e nisi te Kosova e Prishtinës, për të vazhduar te Ramiz Sadiku e Drenica. Pjesa tjetër e karrierës së tij është histori në vete, pasi çdo vit ka arritur t’i ngjisë shkallët, ku sot me shumë sukses luan te kampioni i Italisë, Napoli.

Kalojmë te Milot Rashica. Edhe ky e ka nisur në Kosovë te shkolla e futbollit ‘Kurda’ për të bërë pastaj emër te Llamkos Kosova, ku u shpall edhe kampion. Vitesse, Werder Bremen, Norëich, Galatasaray dhe Besiktas janë klubet ku ka luajtur vushtrriasi.

Nuk kishte si të mungonte në këtë listë edhe Edon Zhegrova. Ylli i Lille në Ligue 1 e nisi karrierën te Flamurtari para se të kalonte Prishtina. Ai nuk luajti në nivelin e të rriturve, pasi që shkoi si shumë i ri në Belgjikë te klubi Standard Liege për të vazhduar pastaj te Sint-Truiden, Genk, Basel dhe tani në klubin e njohur francez.

Vedat Muriqi, apo gjiganti i sulmit të Kosovës është tjetër produkt i futbollit vendor. I rritur te Liria e Prizrenit, ai luajti te Teuta e Durrësit dhe Besa e Kavajës, për të vazhduar në Turqi te Giresunspor, Genclerbirligi dhe Rirezspor. Kulmin e arriti kur kaloi te Fenerbace, nga ku pastaj u transferuar në Serie A te Lazio. Aktualisht luan me shumë sukses te Mallorca në La Liga.

Edhe Bernard Berisha është një tjetër histori suksesi i futbollit tonë. Anësori i shpejtë e nisi te Besa e Pejës për të vazhduar te Besa e Kavajës dhe Skënderbeu, ku ngriti nivelin.

Ai kaloi në Rusi në vitin 2016 te Anzhi Makhachkala, ku qëndroi një vit, ndërsa nga viti 2017 është pjesë e klubit Akhma Grozny ku është kapiten dhe legjendë e këtij klub.

Në fund janë treshja e freskët që dolën nga futbolli i Kosovës. Ermal Krasniqi, sulmues anësor që luajti në disa klube në Kosovë për të arritur kulmin te Ballkani nga ku kaloi te Cluj në Rumani. Vlera e tij është rritur dukshëm në kampionatin rumun.

Sulmuesi i qendrës, Albion Rrahmani, po ashtu është pjesën e listës së Kosovës dhe ai të gjithë karrierën deri më tani e ka nderuar në vendin tonë. Pas suksesit me Malishevën, kaloi te Ballkani, ku pas dy vitesh me shumë gola, ai u bë pjesën e Rapid Bukuresht në këtë verë.

I fundit, por jo nga rëndësi është Meriton Korenica. Lojtar që mund t’i luajë disa pozita në fushë, karrierën e ka nisur në vendlindje te Rahoveci. Ai ka luajtur edhe te Shkëndija dhe Prishtina para se të kalonte te Ballkani. Ai do të jetë pjesë e Manisas në futbollin turk.

Kosova ia dhuroi Shqipërisë pesë futbollistë në listën aktuale

Por prodhimi i talentëve nga futbolli kosovar nuk ndalet në listën e Kosovës, pasi një numër i madh i tyre është edhe tek lista e Shqipërisë.

Edhe pse Shqipëria ka infrastrukturë shumë më të zhvilluar dhe reklamë të madhe për futbollin, te prodhimi i lojtarëve të nivelit të lartë ngec shumë.

Sylvinho publikon listën me emrat e 25 lojtarëve për sfidat me Çekinë dhe Poloninë, dy ish-yjet e Kosovës pjesë e të ftuarve
Lexo po ashtu Sylvinho publikon listën me emrat e 25 lojtarëve për sfidat me Çekinë dhe Poloninë, dy ish-yjet e Kosovës pjesë e të ftuarve

Në listën e Shqipërisë aktualisht janë pesë lojtarë që janë prodhuar në Kosovë, ndërsa po aq janë të prodhuar në futbollin shqiptar. 15 lojtarë të tjerë Shqipëria i ka skautuar nga jashtë vendit.

Në krye të saj është Etrit Berisha, portieri që e nisi karrierën te 2 Korriku për të vazhduar pastaj në Suedi te Kalmar. Ai është pjesë e Serie A që nga viti 2013, kur kaloi te Lazio. Pastaj ai luajti me klube si Atalanta, SPAL, Torino dhe tani Empoli.

Në mbrojtje është prishtinasi Ardian Ismajli. Ai e ka nisur karrierën me 2 Korrikun, ndërsa ka luajtur edhe te Prishtina. Ismajli ishte pjesë e të gjitha grupmoshave të Kosovës, ndërsa kapiten te U21, por një vit vendosi të bashkohej me Shqipërinë dhe që atëherë është nga lojtarët vendimtar. Ai ka luajtur te Hajduk Split më parë para se te kalonte te Spezia në Serie A. Sot luan te Empoli.

Ylber Ramadani është tjetër emër që ka spikatur në futbollin kosovar që i ri. Ai si 16 vjeçar kishte debutuar në Superligën e Kosovës me Ferizajn dhe pastaj luajti edhe me Prishtinën dhe Dritën. Karriera e tij shkoi në ngjitje, pasi luajti me klube si Partizani, MTK Budapest, Aberdeen dhe tani ka kaluar në Serie A te Lecce.

Vijmë tek dy të ftuarit e fundit nga Shqipëria. Fillimisht Mirlind Daku. 25 vjeçari i rritur në klubet e Gjilanit, si i ri u paraqit në Superligë fillimisht me Hajvalinë. Pastaj filloi duke bërë emër kur luante te Llapi, nga ku shkoi te Osjek. Klubi kroat nuk besoi shumë në te dhe shkoi fillimisht në huazim te Kukësi, ku nuk bëri mirë, për tu kthyer në Kosovë te Ballkani, ku shpërtheu me gola. Nga aty Daku u kthye në Osijek, pastaj te Mura dhe tani në Rubin Kazan.

Daku ka pesë paraqitje për Kosovën A, por asnjë në ndeshje zyrtare, të gjitha në miqësore.

Rasti është i njëjtë edhe me anësorin Arbnor Muja. Ai e ka nisur në Mitrovicë te Trepça, pastaj te Trepça ’89. E provoi fatin në Gjermani te Eintracht Braunschweih II, por nuk ia doli për të kaluar pastaj te Skënderbeu, ku edhe aty nuk ishte në nivelin e pritur.

Muja u kthye te 89-shi ku shpërtheu në vitin 2021, duke fituar një transferime te Drita. Me klubin gjilanas qëndroi vetëm një vit për të fituar një transferim te Anwerp në Belgjikë, ku luan edhe sot.

Edhe Muja ka qenë pjesë e Kosovës U21, ndërsa është ftuar edhe në ekipin A, por për shkak të mungesës së minutazhës vendosi të mos qëndrojë, duke kaluar te Shqipëria.

I radhës pritet të jetë Arbër Hoxha, i cili luan te Slaven Belupo në Kroaci, por për këto dy ndeshje nuk ka marr ftesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori