Futbolli kosovar vazhdon të mbetet i izoluar prej dekadash. Edhe pse Përfaqësueses dhe klubeve u janë liruar ndeshjet miqësore, kjo nuk është aspak e mjaftueshme, për një vend midis Evropës, që e shpalli pavarësinë shtatë vjet më parë dhe që u çlirua para 16 vjetëve.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) dhe ajo Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), vazhdojnë ta lënë jashtë ombrellave të tyre Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila pavarësisht tentimeve të vazhdueshme nuk pati sukses në këtë drejtim.


Mediet e huaja shkruajnë kohë pas kohe për vendet që nuk janë pjesë të familjes së madhe botërore dhe evropiane të futbollit, derisa nuk e harrojnë as Kosovën. E fundit që ka shkruar është e përditshmja e njohur italiane, “Il Giornale”.

Ajo e ka publikuar “gjeografinë e topit, të dizajnuar nga vendet joekzistuese”, duke e përfshirë këtu edhe Kosovën, së cilës ia ka kushtuar ca rreshta.

“Kosova, e njohur nga 110 qeveri të botës, 23 nga 28 anëtare të Bashkimit Evropian, mund të zhvillojë vetëm ndeshje miqësore, jo garuese, me lejen e FIFA-s, por pa e shfaqur flamurin dhe pa të drejtë ta intonojë himnin”, shkruan “Il Giornale”.

Kosova në turneun e “vendeve të panjohura”?

Gjithashtu, kjo e përditshme italiane citon mediet lokale ukrainase se Krimea po planifikon ta organizojë një turne, në të cilin planifikon t’i ftojë vendet e panjohura nga UEFA e FIFA, përfshirë këtu edhe Kosovën. Mirëpo, vendi i kontestuar nga Ukraina dhe Rusia, të cilat luftojnë për marrjen e tij, gjatë kësaj vere po mendon ta organizojë këtë turne, por që i nevojitet aprovimi i UEFA-s, organ i kontrollit sovran të futbollit evropian.

Ideja e Krimesë është që në të të përfshihen tetë skuadra, ndërsa mund të ftohen ato ekipe që nuk janë pjesë e UEFA-s dhe e FIFA-s. Në këtë rreth bën pjesë edhe Kosova.

Kosova në tjetër nivel

Vendet tjera të panjohura nga UEFA e FIFA, që kanë probleme territoriale, janë Katalunia, Vendet Baske, Kurdistani, Tajvani etj. Disa skuadra ishin përballur në mes vete për herë të parë në qershor të vitit 2014, në turneun e parë të vendeve të panjohura nga UEFA e FIFA.

Federata, e cila i ka nën kontroll vendet e papranuara në UEFA e FIFA, që quhet CONIFA (Confederation of Independent Football Association), e kishte organizuar turneun në fjalë vitin e kaluar, në të cilin morën pjesë ekipe si Padania, Darfur, Iraqi Kurdistan, South Ossetia, Occitania, The Isle of Man, The County of Nice e Sapmi.

Drejtuesit e futbollit kosovar e patën përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes në atë turne, që ishte mbajtur në Suedi, pasi konsiderojnë se Kosova nuk është në të njëjtin nivel me këto vende. Prandaj, ata nuk pranojnë të marrin pjesë në turne të tillë, pasi e shohin veten më afër UEFA-s e FIFA-s, për të garuar në evenimentet që i organizojnë këto dy asociacione.

Futbolli kosovar vazhdon të mbetet i izoluar prej dekadash. Edhe pse Përfaqësueses dhe klubeve u janë liruar ndeshjet miqësore, kjo nuk është aspak e mjaftueshme, për një vend midis Evropës, që e shpalli pavarësinë shtatë vjet më parë dhe që u çlirua para 16 vjetëve.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) dhe ajo Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), vazhdojnë ta lënë jashtë ombrellave të tyre Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila pavarësisht tentimeve të vazhdueshme nuk pati sukses në këtë drejtim.

Mediet e huaja shkruajnë kohë pas kohe për vendet që nuk janë pjesë të familjes së madhe botërore dhe evropiane të futbollit, derisa nuk e harrojnë as Kosovën. E fundit që ka shkruar është e përditshmja e njohur italiane, “Il Giornale”, raporton Zëri.

Ajo e ka publikuar “gjeografinë e topit, të dizajnuar nga vendet joekzistuese”, duke e përfshirë këtu edhe Kosovën, së cilës ia ka kushtuar ca rreshta.

“Kosova, e njohur nga 110 qeveri të botës, 23 nga 28 anëtare të Bashkimit Evropian, mund të zhvillojë vetëm ndeshje miqësore, jo garuese, me lejen e FIFA-s, por pa e shfaqur flamurin dhe pa të drejtë ta intonojë himnin”, shkruan “Il Giornale”.

telegrafi sport app