LAJMI I FUNDIT:

Me fustan të tejdukshëm, Rita Ora i kalon orët e vona në studion e artistit të njohur Lewis Capaldi

Me fustan të tejdukshëm, Rita Ora i kalon orët e vona në studion e artistit të njohur Lewis Capaldi

Ajo po punon për një album të ri, për të cilin ajo deklaroi se do ta ‘kthejë në kohë’.

Dhe Rita Ora arriti të marrë vëmendjen së fundmi me një fustan transparent të markës ‘Gucci’, me të cilin u largua për në studion muzikore të artistit të njohur Lewis Capaldi, të martën në mbrëmje, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 29 vjeçare, dhe krijuesi i hitit “Someone You Loved”, 24 vjeç, u takuan në studion e cila ndodhet në Londrën Veriperëndimore, pasi besohet se ata mund të bashkëpunojnë në muzikë të re.

Një burim i brendshëm zbuloi për The Sun: “Kjo mund të jetë bërja e diçkaje të veçantë”.

“Sa i përket Mbretërisë së Bashkuar ata janë dy nga emrat më të mëdhenj në muzikë që po bëjnë këngë tani”, tha ky burim.

“Takimi ndodhi rastësisht”, shtoi më tej burimi i brendshëm.

Rita e mbrojti modestinë e saj me një palë pantallona të shkurtra të zeza nën fustanin e saj të tejdukshëm ndërsa pozonte brenda dhomës së regjistrimit dhe ndau fotografitë me ndjekësit e saj në llogarinë e saj në Instagram.

Bukuroshja bionde veshi një xhaketë sportive dhe kompletoi pamjen me një përzgjedhje të gjerdanëve dhe unazave prej ari.

Rita gjithashtu veshi geta të tejdukshme dhe çizme ushtarake për veshjen e saj, pranë tastierës së studios.

Ajo i la flokët e saj kaçurrela të lirshme, duke marrë vëmendjen me dukjen e saj tërheqëse.

Yjet britanikë edhe më parë kanë bashkuar forcat për projekte muzikore, pasi Lewis ishte autori i këngës së saj të fundit “How To Be Lonely”, e cila u publikua në mars.

Lewis Capaldi në anën tjetër kryesoi top-listat britanike me albumin e tij, “Divinely Uninspired To A Hellish Extent”, i cili ishte albumi debutues më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar i vitit 2019.

Muzikanti skocez tashmë ka shkruar disa këngë për albumin e tij të ardhshëm, por konfirmoi se nuk do të dalë në treg deri vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori