Zhvillimet e fundit në vend dhe takimi i 18 gushtit në Bruksel me Serbinë, ka bërë kryeministri i vendit, Albin Kurti të takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërkaq kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka refuzuar ftesën.
E pas takimit të kryeministrit Kurti me Abdixhikun dhe Haradinaj, të tre liderët kanë dhënë deklaratë për media.
Kreu i ekzekutivit pas takimit me opozitën njoftoi se fushata për konvertimin e targave ilegale në ato RKS, do të nisë nga 1 shtatori dhe do të vazhdojë deri më 31 tetor.
“Fushata për targat do të vazhdojë dhe qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën për konvertimin e targave”, ka thënë kreu i ekzekutivit.
Sa i përket takimit me liderët opozitarë, Kurti ka thënë se i ka informuar për çdo gjë relevante që ka pasur.
“Është gatishmëri dhe interes i imi që t’i informoj për dialogun edhe partitë të cilat nuk janë në qeveri. Në Kuvendin e Kosovës tash kemi një pauzë dhe kjo është arsyeja që konsideruam që është e një rëndësie të veçantë që ta zhvillojmë këtë takim”, ka deklaruar ai.
“Unë besoj që informacion që është i rëndësishëm nuk ka që është mbajtur prej nesh. Gjithçka që është relevante e kemi ndarë me ta. Nëse kanë pasur informacione tjera relevante që ua kanë dhënë ndërmjetësit, atëherë ata duhet të tregojnë se cilat janë ato informacione”, ka përfunduar Kurti.
Pas takimit me Kurtin është deklaruar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai theksoi se tha se partitë opozitare janë informuar në detaje nga ndërmjetësuesi ndërkombëtar lidhur me takimin e 18 gushtit, ndërsa shtoi se ftesa nga kryeministri ishte e vonshme.
“Konsideruam që kjo ftesë është e vonshme pasi vjen dy javë pas takimit në Bruksel. Në ndërkohë, partitë opozitare janë informuar në detaje nga ndërmjetësuesi ndërkombëtar në masë më të thellë se sa që nga informoi sot kryeministri Kurti. Ai bëri sot një prezantim të gjashtë pikave të cilat tashmë janë të njohura për publikun”, deklaroi i pari i LDK-së.
Ai tutje shprehu qëndrimin e LDK-së lidhur me dialogun, duke thënë se kryeministri Kurti duhet të tregohet i guximshëm dhe të shkojë në dialog për të kërkuar marrëveshje finale me njohjen reciproke në thelb të saj.
“Ne besojmë që dialogimi i copëzuar është në interes vetëm të Serbisë. Prandaj, sa më shumë që Kosova merret me marrëveshje teknike, ushqehen interesat e Serbisë. I kërkojmë kryeministrit që të jetë i guximshëm dhe të shkojë në dialog për të kërkuar marrëveshje finale me njohje reciproke ne thelb të saj, me respektim të Kushtetutës dhe respektim të integritetit territorial në thelb të saj. Është në dorë të kryeministrit që të bëjë këtë që është obligim i tij”.
“Marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës janë obligime kushtetuese për çdo qeveri, qeveritë vinë e shkojnë, marrëveshjet mbesin për vendin, po ashtu besojmë që ka një interpretim të Gjykatës Kushtetuese mbi asociacionin që duhet respektuar dhe duhet të jetë bazë e organizimeve të ardhshme që me këtë rast në Kosovë duhet t’i impelemtojmë. Ky është qëndrimi jonë, nuk është i ndryshueshëm, por është një platformë e dorëzuar tash e një vit te kryeministri në zyrën e tij. Qëndrojmë në ato bindje. Besojmë që respektimi i rendit kushtetues, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është jetësor, integriteti territorial dhe njohja reciproke, këto tri parimeve ne u japim mbështetje të plotë”, ka thënë kreu i LDK-së.
Po ashtu, tha se Kurtit i kanë kërkuar që të raportojë në Kuvend të Kosovës para se të shkojë në dialog dhe pasi që të kthehet.
“Dhe ai u pajtua për këtë. Përtej kësaj, presim që procesi i dialogut të marrë hapa të rinj zhvillimor dhe të sigurojë njohje sa më parë”, theksoi Abdixhiku, duke shtuar se kjo duhet të bëhet në rrugëtim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij duhet shfrytëzuar momentumi politik me administratën e presidentit Joe Biden.
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka thënë Kurtit që të kërkojë zyrtarisht që çështja e dialogut të kalojë te presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.
Ai ka thënë se secili që udhëheq me dialogun duhet t’i mos i harrojë tri parime e që janë: integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria e Kosovës.
“Ia kam tërhequr vërejtjen e Kurtit për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një dhe rrezikut që nëse Serbia arrin ndonjë sukses me marrëveshjen e Asociacionit, ajo do të çohet nga tavolina dhe të mos e vazhdojë më dialogun. Ngjashëm ka vepruar edhe në konferencën e Rambujesë”, ka thënë Haradinaj.
I pari i AAK-së ka shtuar se BE-ja ka kryer një punë të rëndësishme në procesin e dialogut, por se tashmë ajo nuk është më neutrale shkaku i luftës me Rusinë.
“Unë besoj shumë që është me rëndësi dhe ia thash kryeministrit Kurti që BE-ja ka kryer një punë të rëndësishme në dialog, por rrethanat kanë ndryshuar dhe BE nuk është më neutrale tashmë sikurse e gjithë bota është në luftë me Rusinë. Mendoj që është koha që edhe Kurti zyrtarisht të kërkoj që çështjen e dialogut ta kaloj te presidenti Biden sepse në këtë formë do të sigurohej jo vetëm arritja e marrëveshjes por edhe garanca në implementim”, tha Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
Prej muajsh, një pjesë e bregut të Liqenit të Ohrit në Strugë po shembet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP