LAJMI I FUNDIT:

Fury thotë se Mike Tyson do të nokautonte Deontay Wilderin ose Anthony Joshuan me vetëm një grusht

Fury thotë se Mike Tyson do të nokautonte Deontay Wilderin ose Anthony Joshuan me vetëm një grusht

Tyson Fury ka thënë se është qesharake të krahasohet Mike Tyson me Deontay Wilderin apo Anthony Joshuan, duke bërë të ditur se ‘Iron Mike’  do t’i nokautonte me vetëm një grusht.

Duke folur për Ring Magazine, The Gypsy King ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhte shumë shpejtë.


“Ai (Mike Tyson) do të kishte përfunduar menjëherë punë me Wilderin edhe më shpejtë me Joshuan”, ka thënë Fury.

Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Pse? Për arsye se ata nuk din të mbrohen, dhe ai vetëm do të shkonte në drejtim të tyre. Mike Tyson, me krahë, do t’i kishte mposhtur ata menjëherë”.

Mike Tyson dëshiron t’i kthehet ringut dhe të ndeshet në meçe me tre ose katër raunde
Lexo po ashtu Mike Tyson dëshiron t’i kthehet ringut dhe të ndeshet në meçe me tre ose katër raunde

“Ai ka qenë një sportist i ndërtuar, një njeri shumë i shpejtë dhe i pamëshirshëm. Do të doja që të kishim unë dhe ai një meç”, ka shtuar më tej britaniku.

Në mediat ndërkombëtare është bërë e ditur se Tyson po ushtron që të rikthehet në ring, por ende nuk dihet se me kë do të përballet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori