LAJMI I FUNDIT:

Fury mund të pasurohet me mbi 120 milionë euro nëse zhvillon ‘meçin britanik të shekullit’ ndaj Joshuas

Fury mund të pasurohet me mbi 120 milionë euro nëse zhvillon ‘meçin britanik të shekullit’ ndaj Joshuas
Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Pas triumfit historik ndaj Deontay Wilder, Tyson Fury mund të përfitojë më shumë se 100 milionë funte (120 milionë euro) në muajt e ardhshëm të vitit 2020.

Pasi e rrëzoi nga froni boksierin amerikan, kampioni i ri i WBC-së është rrugës për t’u bërë një prej sportistëve më të pasur britanikë.


Ai fitoi shuma të majme nga dueli me Wilder që vesohet të jenë ndërmjet 40 dhe 50 milionë euro, duke përfshirë shumë fikës, përfitimet nga biletat, abonimet paguaj për të parë, si edhe sponsorët.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder. (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Kundërshtari i tij i radhës mund të jetë kampioni i unifikuar, Anthony Joshua, i cili i ka titujt tjerë (WBA, IBF, WBO dhe IBO) që i riktheu duke e mposhtur Andy Ruizin në rimeç.

Bullgari Kubrat Pulev është kundërshtari i obliguar i AJ, mirëpo përfaqësues i tij është Bob Arum, i cili e përfaqëson edhe Furyn, prandaj ai meç mund të anashkalohet.

Dueli mes tyre do të shënonte rekord përfitimesh në kategorinë e peshave të rënda, ndërsa për Britaninë e Madhe do të ishte meçi i shekullit.

Anthony Joshua . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Përballja për titullin e të padiskutueshmit mund të ndodhë gjatë verës, ndërsa është fjala për një duel që mund të sjellë përfitime në vlerë prej 77 milionë funtesh (92 milionë euro).

Në këtë mënyrë, Fury do ta kalonte shumën e përfitimeve prej 100 milionë funtesh (120 milionë euro) brenda vitit 2020. Për më shumë, kampioni i unifikuar do të siguronte marrëveshje të pafundme sponsorimi. /Telegrafi/

Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori