LAJMI I FUNDIT:

Fury mendon të ndjekë hapat e Klitschkos dhe të boksojë deri në moshën 40 vjeçare

Fury mendon të ndjekë hapat e Klitschkos dhe të boksojë deri në moshën 40 vjeçare
(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury konsideron se mund ta përsëritë suksesin e Wladimir Klitschko si mbret në kategorinë e peshave të rënda dhe se mund të boksojë deri në moshën 40 vjeçare.

Gypsy King i jep vetes merita se ia ndryshoi kahun këtij divizioni, i cili ishte dominuar me vite të tëra nga vëllezërit Klitschko – kur ia rrëmbeu titujt Wladimirit në vitin 2015.


Pas problemeve të shëndetit mental, 31-vjeçari është kthyer sërish në maje duke u shpallur kampion bote në WBC falë triumfit mbresëlënës ndaj Deontay Wilder, ndërkohë që vazhdon të jetë boksieri i vetëm i pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda.

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Fury kishte thënë se do t’i zhvillonte edhe vetëm dy meçe të mëdha – kompletimin e trilogjisë ndaj Wilderit dhe unifikimin e titujve me Anthony Joshua. Megjithatë duket se ka ndërruar mendje.

“E kam fituar secilin rrip në boks. Nga titulli anglez deri në shpalljen kampion i padiskutueshëm botëror. Të gjitha të bëra, të gjitha të kryera. I konsideruar më i miri, e kryer”.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Nëse nuk boksoj më, jam i lumtur, por nëse boksoj sërish, atëherë do të vazhdoj të boksoj… Klitschko e bëri deri në moshën 40 vjeçare. Shumë kampionë të mëdhenj vazhdojnë dhe vazhdojnë”.

“Unë nuk boksoj për para, nuk boksoj për famë, nuk boksoj për një rrip. Boksoj sepse më mban të lumtur mendërisht dhe më pëlqen ta bëj”, ka deklaruar Fury për Sky Sports. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori