LAJMI I FUNDIT:

Fury e ka seriozisht rikthimin nga pensionimi, tregon kushtin kryesor për tu përballur me Usyk

Fury e ka seriozisht rikthimin nga pensionimi, tregon kushtin kryesor për tu përballur me Usyk

Tyson Fury mund të rikthehet përsëri në ring nga pensioni dhe tani kjo gjë po bëhet gjithnjë e më serioze.

Të shtunën pas mesnate u zhvillua meçi për kampion të botës ku Oleksandr Usyk mposhti pas 12 raundeve Anthony Joshuan duke fituar titullin e kampionit në peshat WBA, WBO, IBO dhe IBF.


Boksieri ukrainas menjëherë pas asaj fitore shprehur hapur dëshirën e tij për tu përballur me Tyson Furyn, duke thënë se shpreson që britaniku të rikthehet nga pensioni.

Tyson Fury godet dy boksierët me një deklaratë të fuqishme: Usyk-Joshua ishte një nga përballjet më të këqija që kam parë, do t'i asgjësoja të dy brenda një nate
Lexo po ashtu Tyson Fury godet dy boksierët me një deklaratë të fuqishme: Usyk-Joshua ishte një nga përballjet më të këqija që kam parë, do t'i asgjësoja të dy brenda një nate

Nuk vonoi shumë dhe Fury shkroi një status në rrjetet sociale, duke thënë se do t’i asgjësonte që të dy Usyk-Joshuan në të njëjtën natë.

Madje boksieri britanik shkoi aq larg duke thënë se përballja e zhvilluar në Arabinë Saudite ishte ndër më të dobëtat në histori të peshave të rënda.

Gipsy King ështëgati të rikthehet në ring dhe këtë e ka deklaruar në një prononcim të ri të tijin.

Fury ka një kusht për tu rikthyer dhe kushti i tij është që të ketë një çek me shumë miliona euro.

“Unë e pashë Joshuan të humbasë për të dytën herë ndaj Usyk. Anglia u zhvesh nga brezat e kampionit, por ka një zgjidhje që mund të sugjeroj”.

“Nëse doni të kthehen brezat, atëherë dërgoni ciganin barbar, më dërgoni mua, dhe unë do ta zhvesh ukrainasin nga brezat e tij”.

Ka një datë, është caktuar shuma e 'çmendur' - bëhuni gati për meçin e dekadës mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk
Lexo po ashtu Ka një datë, është caktuar shuma e 'çmendur' - bëhuni gati për meçin e dekadës mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk

“Por kjo nuk do të jetë e lirë, nëse doni më të mirin duhet të paguani. Do të jetë shumë e kushtueshme, kështu që bëni çekun gati dhe unë do të zhvesh ukrainasin nga brezat e tij”, deklaroi Fury.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një përballje mes Usyk dhe Furyt, ku padyshim se do të ishte njëri nga duelet më të mëdha në histori të peshave të rënda në boks. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori