LAJMI I FUNDIT:

“Furtunë” arrestimesh në futbollin anglez

“Furtunë” arrestimesh në futbollin anglez

Zyrtarë të lartë të skuadrës së Newcastle dhe West Ham janë arrestuar si pjesë e një hetimi të gjerë të bazuar në dyshime se kanë mashtruar autoritetet përkatëse duke mospaguar taksat, thuhet sipas burimeve të Sky Sport.

Sipas të njëjtave burimeve thuhet se një prej të arrestuarve është edhe manexheri i Newcastle, Lee Charnley.


Në një deklaratë nga autoritetet e taksave dhe doganave thuhet se janë arrestuar disa burra që punojnë në industrinë e futbollit profesional pasi dyshohet se kanë mashtruar me tatimit mbi të ardhurat.

“180 oficerë të HMRC janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë si pjesë e aksionit.”

Meqë hetimi është ende në veprim nuk ka të dhëna të tjerë.