LAJMI I FUNDIT:

Fundi i 2020: Çiftet e famshme që u ndanë përgjatë vitit

Fundi i 2020: Çiftet e famshme që u ndanë përgjatë vitit

Është një gjë e bukur kur dikush dashurohet.

Sidoqoftë, ndonjëherë një ndarje është e pashmangshme dhe mund të jetë fundi i një marrëdhënieje të mirë ose të keqe.


Këtu janë yjet e famshëm që janë ndarë përgjatë vitit 2020:

Twice Jihyo dhe Kang Daniel

Foto: YouTube

Liderja e grupit të vajzave, K-pop, Twice Jihyo, është ndarë me Kang Daniel. Ky i fundit ndërkohë ka qenë pjesë e grupit të djemve, “Wanna One”. Arsyeja e ndarjes thuhet se është mungesa e kohës për t’u takuar si rezultat i orareve të zënë. Dyshja filluan të takoheshin gushtin e kaluar dhe u ndanë në nëntor 2020.

Kim Bo Ra dhe Jo Byung Gyu

Foto: Soompi

Pas një viti e gjysmë lidhje, bashkë-yjet e “SKY Castle”, Kim Bo Ra dhe Jo Byung Gyu janë ndarë. Ata filluan të takohen në shkurt të vitit 2019. Agjencia e Kim Bo Ra MoMent Global konfirmoi, “Të dy natyrshëm u rritën dhe ata u ndanë së fundmi. Ata janë kthyer në njohje të mirë “. Agjencia e Jo Byeong Gyu gjithashtu deklaroi se aktorët u ndanë për shkak të orarit të tyre të zënë.

Loco dhe Stephanie Lee

Foto: Hellokpop

Më 20 prill të këtij viti, agjencitë e të dy artistëve konfirmuan se çifti është ndarë.

Loco është një reper i njohur korean, ndërsa Stephanie është një aktore dhe modele koreano-amerikane. Loco aktualisht është duke përfunduar shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak dhe Stephanie Lee është e zënë me projektet e saj.

Lee Joon dhe Jung So Min

Foto: Soompi

Pas tre vitesh lidhje, çifti Lee Joon dhe Jung So Min u raportua se janë ndarë. Ata kanë vendosur të përqendrohen vetëm në punën e tyre tani për tani. Ndarja e tyre u konfirmua në qershor 2020.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Foto: Getty Images

Çifti i famshëm Miley Cyrus dhe Liam Hemsëorth u takuan për herë të parë gjatë xhirimeve të “The Last Song”. Të njëjtit u martuan vitin e kaluar vetëm për t’u divorcuar këtë gusht. Ata janë në lidhje me njerëz të tjerë me Miley që takohet me Kaitlynn Carter dhe pas kësaj me Cody Simpson. Ndërsa Liam, ai filloi të takohej me Gabriella Brooks.

Vanessa Hudgens dhe Austin Butler

Foto: E!News

Pas lidhjes për nëntë vjet, çifti thuhet se janë ndarë. Oraret e zënë dhe marrëdhënia në distancë u raportuan se ishin shkaku i ndarjes.

Brad Pitt dhe Nicole Poturalski

Foto: Getty Images

Brad Pitt dhe Nicole Poturalski u fotografuan për herë të parë së bashku në 2019. Pas një romance të shkurtër, aktori dhe modelja thuhet se janë ndarë. Në vitin 2008, Brad dhe Angelina u martuan në kështjellë dhe aktori vizitoi vendin me Nicole në përvjetorin e martesës së tij.

Vanessa Morgan dhe Michael Kopech

Foto: Brides

Ylli i “Riverdale”, Vanessa Morgan dhe Michael Kopech janë në lidhje që nga viti 2018 dhe u martuan në janar. Aktorja njoftoi shtatzëninë e saj më 24 korrik por u raportua se Michael Kopech ka bërë kërkesë për divorc. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori