LAJMI I FUNDIT:

FSK pajiset me automjete ushtarake të prodhuara në SHBA (Foto/Video)

FSK pajiset me automjete ushtarake të prodhuara në SHBA (Foto/Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës (HMMWV) për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni u bë e ditur se 51 automjete ushtarake do të jenë për Kosovën.


Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes kryeministri Haradinaj, tha se FSK po modernizohet me mjete ushtarake.

Haradinaj në fjalën e tij para të pranishmëve tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është një trupë profesionale e gjithëpërfshirëse dhe është shembulli më i mirë i ecjes së përbashkët të Kosovës me ShBA dhe NATO-n.

Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite, kryeministri Haradinaj tha se sot, jemi dëshmitarë të një ngjarjeje të madhe për popullin e Kosovës dhe se FSK-ja po modernizohet me teknikë ushtarake multifunksionale “Hamvi” dhe angazhimi për ngritjen e kapaciteteve teknike të FSK-së dita ditës tregon se kjo forcë po ngritet sipas standardeve të NATO-s.

Haradinaj ka falënderuar partnerët strategjikë të Kosovës, për ndihmën e dhënë popullit të Kosovës në momentet më të vështira dhe që vazhdojnë të japin edhe tani në ndërtimin e paqes dhe të sigurisë në Kosovë.

“ShBA-ja, NATO, KFOR-i dhe Bondsteelli janë sinonime të qetësisë e sigurisë në Kosovë dhe nuk është habi që populli i Kosovës është ndër popujt më proamerikanë dhe i qëndron besnik miqësisë së përhershme me ShBA-në”, tha kryeministri Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar orientimin properëndimor dhe strategjik të Kosovës, krah shteteve demokratike. “Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes. Tranzicioni i FSK-së do të bëhet në koordinim të plotë dhe me mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë. Kosova nga një vend që absorbon siguri po kthehet në një vend që prodhon dhe ofron siguri dhe është i gatshëm të marrë pjesë në misione paqeruajtëse, kudo që aleatët tanë e shohin të nevojshme”, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.

Duke shtuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, e shumicës shqiptare, e komuniteteve, e serbëve, e turqve, ashkalinjve, romëve, egjiptasve, boshnjakëve. 

“Si e tillë kjo forcë e ka besimin e të gjithë neve në Kosovë, dhe si kryeministër i gëzohem faktit se sot Forca e Sigurisë së Kosovës, po pajiset më këtë teknologji të avancuar, e të dëshmuar”, ka shtuar Kryeministri Haradinaj në mbyllje të fjalës së tij.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, tha se sot është një ditë e veçantë për të dhe për Ministrinë e Forcës së Sigurisë, sepse furnizimi me automjetet “Hamvi”, të cilat do të jenë në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndikon në avancimin e drejtpërdrejt të kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, theksoi se “më shumë se automjetet kjo kontratë i dërgon shenjë të qartë tërë botës së Kosova mëton ta çon deri në fund integrimin euroatlantik në të gjitha mënyrat dhe se kjo blerje do ta forcoj partneritetin ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve”.

“Këto vetura kanë një histori të gjatë dhe janë në shërbim më të gjatë se 30 vjet. Ato tashmë janë simbol dhe jam shumë i lumtur që Kosova ka përzgjedhur këto vetura”, tha Delawie.

Nën Presidenti Ekzekutiv i kompanisë “AM General” Lawrance A. Platt, tha se kjo kontratë do të ndihmoj në avancimin e mëtejmë të lidhjeve ndërmjet dy vendeve në aspektin e sigurisë dhe në aspekte të tjera.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuocci, Komandanti i Kampit Bondsteell, Nick Ducich, Ambasadorë të akredituar në Kosovë, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ministra, deputetë dhe mysafir të shumtë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori