LAJMI I FUNDIT:

French Montana uron bajramin me menaxherin e Erës, Faton Shoshin (Foto)

French Montana uron bajramin me menaxherin e Erës, Faton Shoshin (Foto)

Hip hop superylli botëror, French Montana, është takuar edhe me menaxherin e Era Istrefit, Faton Shoshin.

Shoshi, i cili besohet se është edhe i dashuri i Erës, ishte prezent në xhirimet e klipit më të ri, “No I Love Yous” që publikohet më 25 shtator.


Dyshja pritet të vijnë me klip xhirimet e të cilit tashmë edhe kanë përfunduar.

Dhe, i pashmangshëm ka qenë edhe një takim mes menaxherit të këngëtares shqiptare dhe superyllit botëror të hip hopit.

Në një foto të postuar nga Faton Shoshi, ai uron bajramin të gjithëve nga seti i xhirimeve me French Montanën në mënyrë mjaft special.

Kujtojmë se Faton Shoshi është njeriu kryesor prapa suksesit të Era Istrefit në kuadër të kompanisë Nesër Music, kurse French Montana është musliman me origjinë nga Maroku, i cili pa dyshim se e ka bashkndjerë festën e madhe të besimit islam. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BYggDbplkVX/?taken-by=fatonshoshi