LAJMI I FUNDIT:

Freiburg – Bayern Munich, formacionet zyrtare

Freiburg  – Bayern Munich, formacionet zyrtare

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich do ta ketë një udhëtim të vështirë në javën e 27-të të Bundesligas.

Bavarezët do të luajnë në udhëtim te Freiburgu, një skuadër e papërshtatshme që arriti në fazën e parë t’i marrë barazim Bayernit në Allianz Arena.


Do të jetë një sfidë edhe për trajnerin e Bayernit, Niko Kovac i cili nuk ka fituar asnjë përballje ndaj kolegut të tij te Freiburgu, Christian Streich.

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi do të jetë titullar në këtë sfidë për vendasit, ndërsa trajneri Kovac ka vendosur futbollistët më të mirë në formacionin bazë.

Si Streich ashtu edhe Kovac tanimë kanë publikuar 11shet startuese të kësaj sfide.

Formacionet zyrtare:

Freiburg: Schwolow, Stenzel, Schlotterbeck, Heintz, Gunter, Abrashi, Frantz, Grifo, Haberer, Waldschmidt, Petersen.

Bayern Munich: Ulreich, Kimmich, Rafinha, Hummels, Boateng, Thiago, Goretzka, James Rodriguez, Muller, Coman, Lewandowski.  /Telegrafi/