Freiburg-Aston Villa, rruga e finalistët në Ligën e Evropës

UEFA ka prezantuar dy ekipet që do të luftojnë për trofeun e Ligës së Evropës 2025/26, Freiburg dhe Aston Villa. Finalja zhvillohet në Stamboll, sonte nga ora 21:00.
Një trofe i parë i madh evropian është shumë pranë Freiburgut, ndërsa Aston Villa përpiqet t’i japë fund një pritjeje 44-vjeçare për trofe kontinental kur të dy ekipet takohen në finalen e Ligës së Evropës në Stamboll.
Freiburg, “muri” gjerman që s’u rrëzua
Skuadra gjermane ka ndërtuar rrugëtimin drejt finales mbi disiplinën dhe organizimin, duke u konfirmuar si një nga ekipet më të forta në aspektin mbrojtës në kompeticion. Freiburg e mbylli fazën e ligës në vendin e 7-të dhe më pas eliminoi me radhë.
- Genk (5-2 me rezultat të përgjithshëm) në 1/8 e finales
- Celta (6-1) në çerekfinale
- Braga (4-3) në gjysmëfinale
UEFA thekson se Freiburg ka pësuar vetëm 10 gola në 14 ndeshje, ka fituar të gjitha 7 ndeshjet në shtëpi dhe kishte mbrojtjen më të mirë në fazën e ligës, duke e bërë një finalist tipik si jo favorit, por shumë i vështirë për t’u thyer.

Aston Villa, rrugë e fuqishme dhe formë e frikshme në shtëpi
Aston Villa vjen në finale me një fushatë dominuese, pasi e mbylli fazën e ligës në vendin e 2-të dhe më pas kaloi bindshëm pengesat.
- Lille (3-0) në 1/8 e finales
- Bologna (7-1) në çerekfinale
- Nottingham Forest (4-1) në gjysmëfinale, ku pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, e përmbysi gjithçka me një fitore të madhe 4-0
UEFA veçon edhe statistikat e anglezëve: Aston Villa ka 10 fitore radhazi në shtëpi në Evropë, ka regjistruar 8 ndeshje pa pësuar gol, ndërsa golashënuesit kryesorë janë John McGinn (5 gola) dhe Ollie Watkins (5 gola).

Tashmë gjithçka është gati për finalen në Stamboll: Freiburg me “mur” mbrojtës dhe karakter, përballë Aston Villës me formë të lartë, efikasitet dhe një ecuri europiane që e ka kthyer në favorit të fortë për trofeun. /Telegrafi/














































