LAJMI I FUNDIT:

Freeman: Disiplina më ka ofruar vitalitet në jetë dhe në karrierë (Foto/Video)

Freeman: Disiplina më ka ofruar vitalitet në jetë dhe në karrierë (Foto/Video)

Morgan Freeman ka thënë se qasja e tij për vetdisiplinë në formë të rregullave ushtarake, ia ka mundësuar që të jetë vital edhe në jetë edhe në karrierë.

“Ushtrimet janë pjesë e asaj disipline. Mënyra si hani është pjesë e disiplinës suaj. Përpiqem që të mos e teproj me ushqim”.


Freeman e ka fituar një çmim Oscar (2005) dhe është nominuar edhe katër herë të tjera nga Academy Awards

“Një prej gjërave që kam zbuluar është se ngrënia na është bërë shprehi, kurse në fakt duhet të jetë një nevojë për t’u ushqyer. Prandaj është më mirë që ngrënien ta përshtatni me nevojat tuaja”, ka deklaruar 80-vjeçari.

Freeman e quan spiun Putinin, Rusia i kundërpërgjigjet aktorit (Video)
Lexo po ashtu Freeman e quan spiun Putinin, Rusia i kundërpërgjigjet aktorit (Video)

Më tej, ai i ka krahasuar shprehitë ushqyese të amerikanëve në ditët e sotme dhe në të kaluarën, kur mbipesha ka qenë shumë e rrallë, kurse puna fizike ka qenë shumë më e madhe.

Aktori ka fituar nga një çmim Golden Globe dhe Screen Actors Guild (Variety/REX/Shutterstock)

“A e dini se në SHBA ka më së shumti njerëz me mbipeshë se kudo tjetër. Kjo është për faktin se njerëzit kanë ushqim të bollshëm. Në kohën kur të gjithë kanë bërë punë fizike, kur për punë kanë përdorur shate, sëpate dhe mjetet tjera, punëtorët kanë bërë pushime për të ngrënë, në mënyrë që pastaj të vazhdojnë me punën.

“Sot ndodh që zgjoheni në mëngjes, i lani dhëmbët, visheni, shkoni me automjet deri në punë dhe pastaj uleni pranë kompjuterit”, ka thënë më tej aktori.

Megjithëse 80 vjeç, ai është shumë vital (LA Times)

Serieali i Freeman, “The Story Of Us”, që i ka gjashtë episode, përcjell udhëtimet e tij nëpër botë duke biseduar me njerëz të njohur, në mesin e të cilëve edhe Bill Clinton e Nadya Tolokno nga grupi “Pussy Riot”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori