LAJMI I FUNDIT:

Fraza e saktë e përdorur nga Ronald Koeman që irritoi dhe nxiti kërkesën e Messit për t’u larguar nga Barcelona

Fraza e saktë e përdorur nga Ronald Koeman që irritoi dhe nxiti kërkesën e Messit për t’u larguar nga Barcelona

Ronald Koeman thuhet t’i ketë thënë Lionel Messit se privilegjet në skuadrën e Barcelonës kanë ‘mbaruar’ – gjë që nxiti kërkesën e tij për largim nga Camp Nou.

Raportet e para dolën gjatë të martën se Messi ishte gati të linte gjigantët katalunas pas gati dy dekadash në këtë klub.


Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i dërgoi një faks presidentit Josep Bartomeu duke shprehur dëshirën e tij për të lënë klubin sa më shpejt që është e mundur.

Publikohet faksi që besohet se Lionel Messi ia dërgoi Barcelonës ku kërkon largimin e tij – mësoni se çfarë shkruan letra e dërguar nga argjentinasi
Lexo po ashtu Publikohet faksi që besohet se Lionel Messi ia dërgoi Barcelonës ku kërkon largimin e tij – mësoni se çfarë shkruan letra e dërguar nga argjentinasi

Kjo kërkesë për largim thuhet se ka ardhur pasi ka folur me menaxherin e ri Koeman, i cili u përpoq të vendoste ligjin mbi 33-vjeçarin argjentinas.

“Privilegjet në këtë skuadër kanë mbaruar, ju duhet të bëni gjithçka për ekipin”.

“Unë do të jem i papërkulur; duhet të mendosh vetëm për ekipin”, ka thënë trajneri holandez për Deportes Cuatro.

Messi dyshohet se i mori komentet si dobësi pasi nuk ishte folur në atë mënyrë nga asnjë menaxher tjetër i Barcelonës.

Argjentinasi thuhet e është irrituar me Koeman edhe shkaku i trajtimit jo të mirë ndaj shokut të skuadrës dhe mikut të ngushtë, Luis Suarez.

Messi ka kërkuar nga FIFA një certifikatë të përkohshme rreth kërkesës për transferim si lojtar i lirë
Lexo po ashtu Messi ka kërkuar nga FIFA një certifikatë të përkohshme rreth kërkesës për transferim si lojtar i lirë

Suarez është golashënues i treti i të gjitha kohërave në klub dhe një telefonatë brutale nga Koeman “i dha fund karrierës së tij në Barcelona” në “vetëm 60 sekonda.

Megjithëse klauzola e lëshimit të Messit është 700 milionë euro, ai ka kërkuar që Barca t’i referohet klauzolës në kontratën e tij që i lejon atij të largohet falas në fund të çdo sezoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori