LAJMI I FUNDIT:

Franklin kërcënon ashpër Joshuan para duelit të së shtunës

Franklin kërcënon ashpër Joshuan para duelit të së shtunës

Kundërshtari i Anthony Joshua në peshën e rëndë, Jermaine Franklin ka filluar lojën e fjalëve para duelit që zhvillohet të shtunën e kësaj jave.

Franklin postoi në Twitter një video ku shihet duke dalë përball me AJ-n. Në video, dy boksierët ecin drejt njëri-tjetrit përpara se të ndalen me metra distancë mes tyre, përkrah promovuesit Eddie Hearn.


Asgjë nuk është thënë mes boksierëve, por Franklin e postoi videon në Twitter me komentin: “Nuk do të ndalem, derisa Joshua të rrëzohet”.

Mbështetësit e Franklin i kërkuan atij që të hesht dhe të mos hyjë në asnjë luftë fjalësh përpara meçit të së shtunës.

Këtë të shtunë Anthony Joshua rikthehet në ring, në rast se humbë - paralajmëron pensionimin
Lexo po ashtu Këtë të shtunë Anthony Joshua rikthehet në ring, në rast se humbë - paralajmëron pensionimin

@LondonRunz shkroi në Twitter: “Përmbahuni nga kjo gjuhë nënçmuese. Më duhet të shoh gjithë këtë energji nga tweetet tuaja kur je ballë për ballë me AJ-n”.

Boksieri i peshave të rënda ka rekordin 21 fitore dhe një humbje, 14 me nokaut, por tashmë ka të ekspozuara pika e tij të dobëta – pasi humbi kundër Dillian Whyte me një vendim të gjyqtarëve në nëntor. Franklin është i bindur se do të mposhtë Joshuan me lehtësi dhe do ta fundosë njëherë e përgjithmonë.

“Unë flas për mbeturina (Joshua) në ring, por jo para ndeshjes”, deklaroi Franklin për The Sun. “Në ring mund ta quaj një njeri të plogësht, në ring do të flas me grushte”.

Anthony Joshua shpjegon pse nuk është i emocionuar për luftën e Jermaine Franklin
Lexo po ashtu Anthony Joshua shpjegon pse nuk është i emocionuar për luftën e Jermaine Franklin

“Jashtë ringut mund të mos them shumë, por brenda mund të më dëgjosh t’i them: ‘Mamaja jote godet më fort se ti’”, ka shtuar më tej ai.

Franklin është zotuar të prodhojë një shfaqje “të pamëshirshme” në O2 Arena të Londrës këtë fundjavë, duke deklaruar se sapo të hyjë në mes të litarëve, do ta mbajë në grushte Joshuan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori