LAJMI I FUNDIT:

Franca: Marrëveshja Maqedoni-Bullgari do të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit

Franca: Marrëveshja Maqedoni-Bullgari do të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit

Franca e ka përshëndetur Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë me vlerësim se do të mundësojë që dy vendet t’i thellojnë dialogun dhe bashkëpunim dhe do të kontribuojë për përforcim të stabilitetit në rajonin e Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Franca e ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që kryeministrat e IRJM dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Boyko Borisov e nënshkruajtën të martën, 1 gusht. Ajo e di se kjo marrëveshje do të mundësojë që Shkupi dhe Sofja t’i thellojnë dialogun dhe bashkëpunimin e tyre, sidomos në planin ekonomike dhe kulturor dhe se do të kontribuojë për përforcim të stabilitetit në rajonin e Ballkanit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë franceze për Evropë dhe punë të jashtme, njofton AIM.


Përndryshe dje Maqedonia e nënshkroi Marrëveshjen me Bullgarinë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Me ketë Marrëveshje, siç theksuan kryeministrat Zaev dhe Borisov, hapet një kapitull i ri në dobinë e të dy vendeve. /Telegrafi/