LAJMI I FUNDIT:

Franca inauguron një seri të re nëndetësesh bërthamore

Franca inauguron një seri të re nëndetësesh bërthamore

Franca do të inaugurojë të premten “Suffren”, nëndetësja e parë bërthamore sulmuese (SNA), të një serie prej gjashtë të tillash në gjendje që të lëshojë raketa të komanduara me rreze të gjatë si dhe të mundësojë zbarkimin e forcave speciale, që më pas i mundësojnë marinës franceze të zhvillojë një sulm të përgjithshëm.

Ceremonia, në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, shënon përfundimin e ndërtimit të modelit të parë të këtyre nëndetëseve të kategorisë “Barracuda”, 12 modele të ngjashme por me motor me karburant të zakonshëm i janë shitur Australisë.


Kjo nëndetëse me motor bërthamor gjendet aktualisht e ankoruar në kantierin e kompanisë “Naval Group”.

Futja e vërtetë në ujë, që do të bëhet me tre vite vonesë, do të zhvillohet vetëm në fund të korrikut kur do të zhvillohen testimet në gji, më pas në det të hapur dhe më pas do t’i dorëzohet bazës së marinës franceze në Tulon para verës së vitit 2020.

Modelet “SNA Barracuda” do të zëvendësojnë gjashtë nëndetëset bërthamore aktuale të kategorisë “Rubis” që kanë hyrë në shërbim në fillim të viteve 1980./ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori