LAJMI I FUNDIT:

Franca e 1998 kthehet në fushë, spektakël nga Zidane dhe gjelat që mposhtën Wengerin dhe yjet e tij

Franca e 1998 kthehet në fushë, spektakël nga Zidane dhe gjelat që mposhtën Wengerin dhe yjet e tij

20 vite pasi e fituan Kupën e Botës, Kombëtarja e Francës e asaj kohe ka zbritur në fushë të martën mbrëma.

Me një formacion pothuajse të njëjtë me atë natë të Parisit,  skuadra fitoi ndaj All Star 98 XI me rezultat 3-2.


Zinedine Zidane shënoi një gol, jo dy sikurse që kishte bërë me Brazilin në Stade de France.

Thierry Henry dhe Vincent Candela shënuan po ashtu nga një gol, ndërsa në anën tjetër shënuan yjet spanjolle si Fernando Morientes dhe Gaizka Mendieta.

Për Francën mungoi Didier Deschamps që është trajner dhe po e kërkon historinë këtë verë me ekipin kombëtare francez.  Po ashtu i ftuar ishte edhe ish sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, po që për gjendet në Rusi për fillimin e Kampionatit.

Sabri Lamouchi dhe Ibrahim Ba zunë vendet e tyre.

Trajneri i njohur i asaj kohe Aime Jacquet, e nisi ndeshje me 10 lojtarë që isin edhe në formacionin e asaj kohe në ndeshjen e parë me Afrikën e Jugut ku fituan 3-0.

Mbrojtje e përbën Fabien Barthez, Lilian Thuram, Laurent Blanc, Marcel Desailly dhe Bixente Lizarazu. Në mesfushë kishte emra si Christian Karembeu, Emmanuel Petit, Youri Djorkaeff dhe Zidane. Në sulm luanin Thierry Henry dhe Stephane Guivarc’h.

Në anën tjetër ekipin e udhëhoqi Arsene Wenger, ndërsa në portë ishte Francesco Toldo. Emrat e tjera ishin edhe Edgar Davids, Samuel Eto’o, Christian Vieri dhe Hristo Stoitchkov.

Në bankë kishte emra si David James, Slaven Bilic, Mendieta, Mario Stanic, Giorgos Karagounis, Fernando Morientes, Patrick Kluivert dhe printeri xhamajkan Usain Bolt.

Ndeshjen e nisi Morientes me golin e minutën e 8-të, por Franca barazoi me Henry. Zidane shënoi nga gjuajtja e lirë, para se Mendieta ta barazonte rezultatin.

Ndeshjen e vendosi Candela që shënoi për në minutat e fundit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori