LAJMI I FUNDIT:

Franca dhe SHBA pajtohen për zbatimin e taksës dixhitale

Franca dhe SHBA pajtohen për zbatimin e taksës dixhitale

Negociatorët francezë dhe amerikanë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për taksën dixhitale e cila u bë shkak që presidenti Donald Trump të shpërthente në kritika dhe premtuar kundërpërgjigje.

Trump tha se do të rivendoste tarifat për eksportet Franceze. Megjithatë marrëveshja u arrit mes ministrit francez të Financave, Bruno Le Maire dhe sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Munchin.

Franca vendosi të zbatonte një taksë prej 3 për qind në të ardhurat e kompanive të cilat gjenerojnë më shumë se 25 milionë euro në Francë.

Zyrtarët amerikanë thanë se kjo taksë vë në shënjestër kryesisht kompanitë si Facebook, Google dhe Amazon. Aktualisht këto kompani drejtojnë të ardhurat në vende me taksa të ulëta si Irlanda dhe Luksemburgu.

Google, Facebook dhe Amazon kundër taksës dixhitale të vendosur në Francë
Lexo po ashtu Google, Facebook dhe Amazon kundër taksës dixhitale të vendosur në Francë

Kjo taksë rrezikoi nisjen e një tjetër fronti në luftën tregtare që ka përfshirë SHBA-në me Kinën. Marrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe SHBA gjithashtu janë përkeqësuar.

Franca gjithashtu ka shtyrë me forcë përpara planin e një taksa dixhitale në nivel evropian por që u prit me kundërshti nga vendet e tjera. Si rezultat vendosi aplikimin e saj në nivel kombëtar një ligj që hyri në fuqi që prej 1 janarit 2019. /Telegrafi/