LAJMI I FUNDIT:

Fotoreporterit i vidhen materialet e luftës përfshirë ato të Masakrës së Reçakut, hajnat nuk i morën gjësende tjera

Fotoreporterit i vidhen materialet e luftës përfshirë ato të Masakrës së Reçakut, hajnat nuk i morën gjësende tjera

Fotoreporterit Ferki Çitaku i janë vjedhur të gjitha materialet që i realizoi gjatë luftës në Kosovë.

Çitaku dyshon se ky veprim ishte i mirëplanifikuar, meqë hajnat nuk kanë marrë gjë tjetër përveç fotografive vendndodhjen e të cilave e kishte mbajtur sekret, madje edhe nga familja.


“Asnjëherë nuk iu kam treguar gruas dhe fëmijëve se këtu i kam negativat e luftës pasi nuk kam dashur të shti pasiguri te ta…E kam pasur një ndjenjë që mund të jem i atakuar”, deklaroi Çitaku për Klan Kosovën.

Prej fotografive më me vlerë, sipas tij, është ato të Masakrës së Reçakut.

“Prej fotografive më të vlefshme janë ato të Masakrës së Reçakut…Negativat asnjëherë askujt nuk ia kam besuar edhe pasi i kam zhvilluar fotografitë. Ngado që kam shkuar në terren i kam pasur ato me vete”.

Fotoreporteri thotë se disa herë kishte kërkuar nga institucionet t’i marrin në pronësi materialet që t’i kishin si dëshmi, por që kjo nuk ka ndodhur.

“Tash nuk i kam ato kopje dhe as ndonjë institucion. Ato foto kanë qenë pjesë e punës sime dhe shpirtit tim”, deklaroi tutje Ferki Çitaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori