Për 14 ditë, 32 ekipe kanë luftuar përgjatë gjithë Rusisë duke lënë një seri të kujtimeve prej më të mirave nga faza grupore e Kampionatit Botëror.

Gola që na lanë gojëhapur, intervenime që kontestuan ligjet e gravitetit dhe heroizma të çasteve të fundit - ky Botëror i ka të gjitha.


Telegrafi sjell fotografitë më të mira të fazës grupore. Të gjitha imazhet janë realizuar nga Getty Images, një prej bashkpuntorëve të Telegrafit.

GettyImages 976161880 Ronaldo shënon golin e tij të parë nga hetriku në ndeshjen dramatike hapëse ndaj Spanjës. Foto: Getty Images

GettyImages 982170926 Toni Kroos realizon një gol spektakolar në sekondat e fundit ndaj Suedisë. Foto: Getty Images

GettyImages 985259544 Një humbje monumentale bëri që të krijohet një fotografi e tillë e Messit Ozil pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Koreja e Jugut, Foto: Getty Images

GettyImages 978739454 Një fitore ndaj Polonisë meritoi një vallëzim triumfal nga Senegali. Foto: Getty Images

GettyImages 982829868 Senegali e bëri Japoninë të presë në fillim të pjesës së dytë. Më vonë Samurait u hakmorrën, duke u kualifikuar dhe duke eliminuar afrikanët. Foto: Getty Images

GettyImages 981214858 Philippe Coutinho duket në maje  të botës pasi shpëtoi Brazilin ndaj Kosta Rikës. Foto: Getty Images

GettyImages 980548872 Argjentina mund të jetë kualifikuar, por nuk u duk aq mirë pas deklasimit prej 3-0 nga Kroacia. Foto: Getty Images

XherdaniShqiponja 2 Xherdan Shaqiri festoi fitoren e Zvicrës me një kujtim për Kosovën dhe Shqipërinë duke bërë shqiponjën, një akt që nxiti debat në Zvicër dhe reagim në gjithë botën. Foto: Getty Images

GettyImages 976169244 Portieri i Islandës, Thor Halldorsson arrin të bëhet hero kombëtar pasi ndali një penalti të Lionel Messit në barazimin historik të ekipit të tij ndaj Argjentinës. Foto: Getty Images

ronaldo portugal Ronaldo tregon muskujt pasi shënoi ndaj Marokut. Foto: Getty Images

GettyImages 983841610 Goli i Iago Aspas ndaj Marokut është një prej golave më të shkëlqyer të këtij kampionati. Foto: Getty Images

GettyImages 984480064 Messi shënoi për 1-0 në ndeshjen "o jetë, o vdekje" ndaj Nigerisë. Foto: Getty Images

GettyImages 985268630 Banka e Gjermanisë reflekton zhgënjimin pas humbjes nga Koreja e Jugut. Foto: Getty Images

rostovi 1 Pamje pa fjalë nga Rostovi para ndeshjes së Brazilit ndaj Zvicrës. Foto: Getty Images

GettyImages 984675020 Maradona nuk përmbahej nga gëzimi pas fitores ndaj Nigerisë. Foto: Getty Images

GettyImages 978014212 Harry Kane qan pas fitores dramatike të Anglisë ndaj Tunizisë me rezultat 2-1 në çastet e fundit. Foto: Getty Images

GettyImages 981408720 1 Këpuca që shkeli ëndrrën e Serbisë, Foto: Getty Images

telegrafi sport app