LAJMI I FUNDIT:

Fotografi që tregojnë se “kryeministrja më e re në botë” është edhe një grua e përkushtuar ndaj familjes

Fotografi që tregojnë se “kryeministrja më e re në botë” është edhe një grua e përkushtuar ndaj familjes

Finlanda pritet të ketë “kryeministrin më të ri në botë” pasi 34-vjeçarja Sanna Marin u zgjodh si drejtuese e re e partisë Socialdemokrate.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-ministrja e Transportit e lindur në Helsinki do të jetë udhëheqësja e tretë e qeverisë femër në vend, pasi ajo mundi rivalin Antti Lindtman për të marrë postin e lartë të qeverisë nga Antti Rinne.


Jetoi me qira dhe ishte personi i parë në familje që shkoi në universitet: Jeta politike dhe jo vetëm e Sanna Marin, kryeministres së re të Finlandës
Lexo po ashtu Jetoi me qira dhe ishte personi i parë në familje që shkoi në universitet: Jeta politike dhe jo vetëm e Sanna Marin, kryeministres së re të Finlandës

Zonja Marin, deputete që nga viti 2015, më parë ka qenë nënkryetare e partisë dhe do të bëhet “kryeministri më i ri në botë”.

Nëna e vajzës 22 muajshe Emma Amalia Marin me burrin Markus Räikköne – do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera të cilat drejtohen nga gratë, tre prej të cilave janë nën 35 vjeç.

Dhe ndërkohë, përveç jetës së saj politike, mediat kanë ndarë informata tjera edhe rreth jetës së saj private – përfshirë disa fotografi interesante.

Në këtë drejtim, përveç një fotografie ku shihet duke ngrënë akullore, nëna dhe babai krenar Markus ndanë një fotografi të vajzës së tyre Emma Amalia Marin, kur ajo ishte vetëm katërjavëshe.

Finlanda do të ketë një kryeministre të re, ajo do të jetë "udhëheqësi më i ri në botë"
Lexo po ashtu Finlanda do të ketë një kryeministre të re, ajo do të jetë "udhëheqësi më i ri në botë"

Ajo gjithashtu, ndër tjerash ka shpërndarë edhe një fotografi të vogëlushes së saj, Emma, ku shihet duke e ushqyer me gji në shkurt të vitit të kaluar, duke pranuar që vogëlushja e saj ishte aq e uritur sa që ajo dhe burri i saj mezi flinin gjumë.

Zonja Marin, e cila kaloi vitet e saj të adoleshencës duke punuar në një furrë buke, shtoi se nëna e saj ka qenë gjithmonë shumë mbështetëse dhe e bëri atë të besojë se mund të bënte gjithçka që dëshironte. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Kalo në kategori