LAJMI I FUNDIT:

Foshnja e lindur para kohe në Skoci, mposhti coronavirusin

Foshnja e lindur para kohe në Skoci, mposhti coronavirusin

Tracy Maguire kujton kohën kur mjekët vendosën një gyp të vogël në hundën e foshnjës së saj vetëm trejavëshe, për ta testuar nëse ajo kishte coronavirusin. Ajo tha se ishte një nga “gjërat më të këqija” që kishte parë.

“Ishte hera e parë që pashë fëmijën tim duke qarë”, tha Maguire.


“Unë po e mbaja atë, unë po qaja dhe ne thjesht donim që gjithçka të mbaronte sa më shpejt”, shtoi ajo.

Peyton i vogël lindi tetë javë para kohe dhe peshoi vetëm 1,5 kg. Mjekët, pas një ekzaminimi, shqetësoheshin që Tracy mund të ketë pre eklampsi (një ndërlikim potencialisht i rrezikshëm i shtatzënisë i karakterizuar nga presioni i lartë i gjakut) dhe e dërguan atë dhe fëmijën e saj në Spitalin Wishaw në Lanarkshire, për teste shtesë.

U zbuluar shpejt se foshnja u infektua me coronavirus, raporton BBC.

“Ata më thanë që Peyton ishte mirë dhe nuk duhej të shqetësohesha shumë. Unë mendoj se mjeku në të vërtetë donte të më qetësonte, por unë vazhdoja të qaja. Unë mendova si mund të jetë ajo mirë kur është kaq e dobët dhe e vogël, si mund të luftojë përsëri”? tha Tracy Maguire, transmeton Telegrafi.

“Unë iu luta mjekut që të isha me të. Unë i kërkova mjekut përmes telefonit që të më linte të isha me të. Unë jam  nëna e saj. Edhe nëse ajo thjesht po ‘largohej’, do të më pëlqente të isha atje me të”, tha Maguire.

Mjekët lejuan që Tracy të qëndronte me Peyton, por Adrian, babai i vajzës, duhej të shkonte në shtëpi dhe të ishte në izolim.

Me kalimin e ditëve, numri i vdekjeve në Skoci për shkak të ndërlikimeve të lidhura me coronavirusin vazhdoi të rritet, por Peyton filloi të shërohet. Ajo dhe nëna e saj u larguan nga spitali ditën e hënë. /Telegrafi/