LAJMI I FUNDIT:

Formula 1, sporti që xhiron miliona

Formula 1, sporti që xhiron miliona

Formula 1 vazhdon të konfirmohet nga viti në vit si një kategori sportive që xhiron miliona, e në ruletën e kontratave të majme, sponsorizimeve dhe të drejtave televizive përfitojnë sidomos drejtuesit.

Pak rëndësi ka nëse “cirkusi” drejtohej nga Bernie Ecclestone dhe tani është në duart e grupit “Liberty Media”, pasi bonuset për fitimet janë të majme.

Presidenti i kompanisë që zotëron të drejtat e Formulës 1, Greg Maffei pranoi se edhe paga e administratorit të deleguar është e lidhur me arkat e F1, por pa zbuluar detaje të kontratës së Çejs Keri.

Që kur në bordin drejtues pati ndryshime me të drejtat komerciale, të apasionuarit pas garave vërejnë ndryshime çdo ndalesë të Formulës 1.

Nga muaji prill deri në qershor të këtij viti, “Liberty Media” arriti të fitonte 616 milionë dollarë, një rritje me 3% krahasuar me epokën e britanikut Ecclestone. Por sidoqoftë, shpenzimet operative u rritën duke ulur fitimet. Bilanci zbriti nga 90 në 45 milionë, diçka që drejtuesit e Formulës 1 kanë premtuar se do ta përmbysin shpejt.

“Nuk kemi ndërmend të publikojmë kontratën e Çejs Keri, por fitimet e tij janë të lidhura me rendimentin e Formulës 1. Kostot e grupit tonë do të rriten, pasi do vazhdojmë të punësojmë njerëz dhe të bëjmë investime në sektorë promocionalë, si rasti i Londrës, apo zhvillimi i teknologjive dixhitale”, tha presidenti Maffei. /tch/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori