Kampionati francez, Ligue 1 ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit.

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain prezantohet me shtatë futbollistë në këtë formacion.

Ndërkohë Olympique Lyon dhe Olymique Marseille kanë nga dy futbollistë të tjerë.

Në portë është Steve Mandanda i Marseilles pas një sezoni fantastik.

Mbrojtja përbëhet nga tre yjet brazilian të PSG-së, Dani Alves, Marquinhos dhe Thiago Silva, ndërsa në krahun e majtë është Ferland Mendy nga Lyon.

Marco Verratti nga PSG është në qendër të mesfushës së bashku me Nabil Fekir të Lyonit dhe Luiz Gustavon e Marseilles.

E faza e sulmit përbëhet krejtësisht nga lojtarët e kampionit të ri në Francë.

Neymar, Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe janë përfshirë në formacionin e vitit në Ligue 1. /Telegrafi/

Formacioni i vitit në Ligue 1 (Photo/ Ligue 1 – Twitter)