Formacioni më i shtrenjtë në botë me vlerë 1.5 miliard sipas vlerave të transferimeve – Gjenden Messi e Mbappe, mungojnë Ronaldo e Neymar

Mediat angleze kanë publikuar formacionin më të shtrenjtë në botë, sipas vlerave aktuale të lojtarëve dhe ky formacion kushton hiç më pak se 1.5 miliard euro.
Në këtë përbërje, ka më shumë yje të Ligës Premier sesa ligave tjera në formacionin më të vlefshëm në botë. Aty përfshihen emra lojtarësh, si Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Raheem Sterling.
Do të kishte edhe më shumë nëse nuk do të ishin të kufizuar nga konkurrenca për vendet në formacion, përfshirë Sadio Mane, Harry Kane dhe Roberto Firmino.
Treshja, së bashku me yjet botërorë, si Antoine Griezmann, Leroy Sane, Gabriel Jesus, Neymar, Cristiano Ronaldo, Eden Hazard dhe Paul Pogba të gjithë gjenden në 20-të më të mirët, por jo në formacion.

Sidoqoftë, ata mungojnë për shkak të yjeve më të shtrenjtë që luajnë në pozicionin e tyre, sipas të dhënave nga Observatori i Futbollit CIES. Hulumtimi i tyre merr në konsideratë faktorë të tillë si mosha, forma, kohëzgjatja e kontratës dhe paraqitjet ndërkombëtare.
“Made in Liverpool”
Në gol, ylli i Reds, Alisson është portieri më i shtrenjtë në planet, pasi vlerësohet 96 milionë funte apo 113 milionë euro – në atë që do të ishte lehtësisht tarifa rekord për një portier.
Dy yje të tjerë të Reds shfaqen në mbrojtjen me tre futbollistë, me Alexander-Arnold që vlerësohet 116 milionë funte apo 137 milionë euro dhe Virgil van Dijk në 100 milionë funte apo 118 milionë euro.
Qendërmbrojtësi bask i Manchester Cityt, Ayermic Laporte, kompleton mbrojtjen me tre lojtarë, pasi vlerësohet 94 milionë funte apo 111 milionë euro.
Shokët e klubit të Laportes, Sterling gjithashtu gjendet në formacion pasi vlerësohet 185 milionë funte apo 218 milionë euro dhe Bernardo Silva që vlerësohet 112 milionë funte apo 132 milionë euro.
Përveç tyre në mesfushës me pesë gjenden edhe dy lojtarë tjerë që vijnë nga kampionati gjerman, Bundesliga.
Ylli anglez i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, zë vendin në krahun e djathtë duke u vlerësuar 142 milionë funte apo 167 milionë euro dhe ‘dështimi’ i Barcelonës, tani yll i Bayern Munichut, Philippe Coutinho, që vlerësohet 115 milionë funte apo 136 milionë euro.
Kylian Mbappe është lojtari më i shtrenjtë në botë sipas statistikave të Observatorit të CIES – me një rekord mahnitës, që do të ishte edhe rekord botëror.
Talenti i madh francez i Paris Saint-Germainit vlerësohet plot 224 milionë funte apo 265 milionë euro.
Në sulm së bashku me Mbappen gjenden edhe ylli i Liverpoolit, Salah dhe gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.
Egjiptiani i Liverpoolit vlerësohet nga CIES në 195 milionë funte apo 230 milionë euro, ndërsa kapiteni argjentinas i Barcelonës vlerësohet 149 milionë funte apo 176 milionë euro.
Formacioni më i shtrenjtë në botë
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania