Pas një sezoni të kaluar të trazuar, Real Madrid i Zinedine Zidane fillon sezonin e ri 2019/20 të La Ligas tashmë nën presion.

Mbretërit kanë forcuar skuadrën e tyre me ardhjet e reja si Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy dhe yje të tjerë, duke shpenzuar mbi 300 milionë euro.

Real Madridi nuk ka qenë mjaftueshëm i mirë në La Liga dy sezonet e fundit, duke përfunduar i treti në të dy kampionatet, pas Barcelonës dhe Atletico Madrid dhe kjo e ka vënë nën presion të punës Zidanen.

Fitimi i La Ligas është prioritet i Zidanet këtë sezon Fitimi i La Ligas është prioritet i Zidanet këtë sezon

Pyetjet shtrohen se si do të luajë trajneri francez këtë sezon dhe a do të kenë vend transferimet e reja?

Portali i njohur Goal.com ka përpiluar formacionin e mundshëm të Realit për sezonin e ri, teksa ka dhënë edhe disa arsye.

Carvajal mbështet Zidanen: Është më i përgatitur se kurrë, do të ketë sukses edhe kësaj radhe Carvajal mbështet Zidanen: Është më i përgatitur se kurrë, do të ketë sukses edhe kësaj radhe

Sipas tyre mbrojtja do t’i besohet Thibaut Courtois edhe për kundër formës jo të mirë, ndërsa mbrojtja do të ketë vetëm një ndryshim: Ferland Mendy në vend të Marcelos.

Mesfusha do të jetë e njëjta e përbërë nga Luka Modric, Casemiro dhe Toni Kross, ndërsa në sulm Eden Hazard dhe Vinicius Junior do të ndihmojnë Karim Benzeman.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit:

/Telegrafi/