LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Jordanisë – Gliha pa ndonjë befasi të theksuar

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Jordanisë – Gliha pa ndonjë befasi të theksuar

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sot (e mërkurë) me Jordaninë në një ndeshje miqësore të muajit nëntor, ndërsa përzgjedhësi Primoz Gliha tashmë ka idetë mbi formacionin titullarë.

Dardanët janë nikoqir të kombëtares aziatike në miqësoren e luksit të paraparë para ndeshjes mbyllëse kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.


Ky takim pritet të zhvillohet sot me fillim nga 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova luan sot miqësoren ndaj Jordanisë
Lexo po ashtu Kosova luan sot miqësoren ndaj Jordanisë

Kosova do të udhëhiqet nga slloveni Primoz Gliha, i cili është zgjedhur ta zëvendësojë për këto dy ndeshje të shkarkuarin Bernard Challandes.

Megjithatë, Gliha pritet që në këtë ndeshje dhe të ardhshme kualifikuese ndaj Greqisë, të vazhdojë idenë e Challandes në lidhje me skemat dhe lojën.

Gliha nuk do të bëjë ndryshime në renditje dhe as ndryshime të mëdha në formacionin titullarë, shkruan Telegrafi.

Telegrafi mëson se përzgjedhësi slloven do të vazhdojë të luajë me formacionin 4-2-3-1, ashtu sikurse luante Challandes.

Përzgjedhësi i Kosovës, Gliha për ndeshjen me Jordaninë: Duhet të kemi besim, ndeshjet duhet të fitohen
Lexo po ashtu Përzgjedhësi i Kosovës, Gliha për ndeshjen me Jordaninë: Duhet të kemi besim, ndeshjet duhet të fitohen

Në portë pritet të startojë Aro Muric, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Mergim Vojvoda, Amir Rrahmani, Betim Fazliji dhe Fidan Aliti.

Mesfusha do të përbehet nga Florian Loshaj dhe Besar Halimi, ndërsa treshja para tyre pritet të formohet nga Edon Zhegrova i rikthyer së bashku me Valon Berishën dhe Milot Rashicës.

Sulmuesi i vetëm edhe në këtë ndeshje do të jetë Vedat Muriqi.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

 /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori