LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë në IPKO Superligë në javën e 20-të

Formacioni më i mirë në IPKO Superligë në javën e 20-të

Superliga e Kosovës po vazhdon me ecurinë e saj ku nuk po mungojnë ndeshjet interesante, por edhe interesimi i tifozëve.

Ndeshja kryesore e javës së 20-të u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina dhe Ballkani luajtën pa gola para mbi 8 mijë tifozëve.


Drita fitoi në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat 4-1, ndërsa fitore mori edhe Gjilani që fitoi me rezultat 4-0 si mysafirë i Dukagjinit.

Feronikeli e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-0.

Flamurtari dhe Ferizaj morën fitore të mëdha, duke mposhtur Vushtrrinë dhe Llapin, për ta bërë edhe më interesant luftën për mbijetesë.

Telegrafi ka zgjedhur më të mirët në këtë javë duke i vendosur në një formacion.

Portier

Në portë si më i miri i kësaj jave është Donat Kaçiu. I rikthyer në portë, ai e perligji besimin e trajnerit, duke bërë disa pritje të bukura ndaj Llapit, ku skuadra e tij i mori tri pikë.

Mbrojtja

Në mbrojtje janë katër. Në të djathtë Përparim Islami i Feronikelit që pati një paraqitje të mirë ndaj 89-shit.

Mbrojtësit qendror janë Diar Miftaraj dhe Franc Veliu, që kanë treguar formë të lartë këtë javë.

Në të majtë ka zënë vend Arbër Potoku, që ndaj Prishtinës, nuk iu dha hapësira as Gauthier Mankendas e as Kreshnik Ukës.

Mesfusha

Në mesfushë janë tre lojtarë. Kushtrim Gashi që pati paraqitje të madhe ndaj Prishtinës, duke mos i lënë kryeqytetasit të tregojnë shumë.

Aty janë edhe Muhamet Useini dhe Arbnor Zeqiri. Tetovari e dominoi mesfushën ndaj Dukagjinit, ndërsa Zeqiri shënoi në fitoren e Flamurtarit.

Sulmi

Sulmi vjen me tre. Në të djathtë, Dren Gashi i Ferizajt, që ishte edhe heroi i këtij takimi, duke shënuar dy herë dhe duke ia dhënë tri pikë ekipit të tij.

Në qendër është Kastriot Rexha, që kthehet në skenë me dy gola, duke treguar se ende është ndër më të mirët në pozitën e tij.

Në të majtë ka zënë vend Mendurim Hoti, i cili po del të jetë lojtari kryesor i Feronikelit.

Trajneri i javës

Ky vend këtë javë është rezervuar për Ismet Munishin e Ballkanit.  Në një ndeshje me shumë reklamë dhe tifozë, ai e dërgoi ujin tek bunari i tij.

Arriti ta ngrit tensionin te Prishtina, duke e marr një pikë, më lehtë se që është pritur.

Formacioni i javës së 20-të

/Telegrafi/