Java e 25-të në IPKO Superligë ka sjell rezultatet që janë pritur me liderët që kanë arritur fitore.

Ferronikeli këtë e bëri më shumë vështirësi, pasi vetëm në fund shënoi në portën e Ballkanit.


Prishtina e mposhti Lirinë (3-0), ndërsa Llapi e mposhti Ferizajn në një ndeshje që nuk ishte aq e lehtë për vendasit.

Redaksia e Telegrafi Sport i ka zgjedhur më të dalluarit e javës së 25-të.

Portier

Kenan Haxhihamza në portë pasi e mbajti të paprekur ndaj Drenicës. Ai përi që Gjilani ta marr një pikë në Bajram Aliu.

36552253 1740448922737083 96631562954604544 n

Po tregohet se është pjekur si portier dhe i gatshëm që ta ruajë portë edhe në derbi.

Mbrojtja

Anësorët  kanë mbiemrin Thaqi, po luajnë në skuadra të ndryshimë. Astrit Thaqi edhe pse luajti në qendër në fundin e ndeshjes kaloi në krah për ta ndihmuar skuadrë. Feronikeli shënoi gol nga pasimi i tij.

1.Pri Lir 3 0 4prill2019

Armend Thaqi në të djathtë. Mbetet ndër lojtarët më kualitativ në kampionat.

Në qendër të mbrojtjes Vilson Lila i Gjilanit dhe Elton Basriu i 89-shit, që kishin paraqitje të shkëlqyera.

Mesfusha

Prishtina e ka gjetur Ergyn Ahmeti në momentet më të duhura. Mesfushori përvec se shënoi, po prodhon shumë volum loje.

55849404 1284737191674001 5492961536030801920 n e1554471294329

Më të janë edhe Hasan Hyseni dhe Qemjal Elshani. Hyseni e shënoi golin e vetëm të 89-shit, ndërsa Elshani ishte më i dalluari te Drenica.

Sulmi

Në sulm janë lojtarët që kanë shënuar. Në qendër Ahmet Januzi, që e hapi ndeshjen ndaj Llapit.

Në krah Meriton Korenica që po vazhdon me formë të jashtëzakonshëm dhe shënoi dy golash.

10.Pri Lir 3 0 4prill2019

Në krahun tjetër Festim Alidema që kthehet te goli pas një kohë dhe po tregon formë të mirë. /Telegrafi/

Screenshot 3 3